Kushtrimi
  Ta Mësojmë Fen Islame (Për Fëmijë)
 

T’A MËSOJMË FENË TONË- ISLAMIN

 

 


 

HYRJE
Të dashur fëmijë, në këtë libër do të flitet për gjëra të rëndësishme për të cilat ke menduar ndonjë herë...
Në shkollë, së pari mësuesit iu mësojnë alfabetin. Pastaj vijnë numrat dhe mësimet nga matematika. Por a ke menduar ndonjëherë pse duhet shkuar në shkollë dhe të mësosh të gjitha këto gjëra?
Shumica nga ju do të thoshte se këto gjëra janë thelbësore në mënyrë që të keni jë profesion të duhur kur të rriteni. Kjo dmth. se jeni gati të sigurtë se do të rriteni një ditë. Në të vërtetë, ajo ditë do të vie kur fëmijët do të fillojnë t’iu thërrasin, “Dajë, hallë apo gjysh...” njësoj sikur që ju tani i thërrisni dajallarët, hallat apo gjyshërit tuaj. Me fjaë të tjera, një ditë do të rritesh nëse këtë gjë e ka caktuar Allahu.
Sidoqoftë, nuk do të rritesh dhe të jetosh përgjithmonë. Çdokush rritet gradualisht, por do të vie dita që duet t’a lësh këtë botë dhe të fillosh jetën e re në botën e pastajme. Edhe këtë gjë e beson si të vërtetë. Pas ditëve të fëmijërisë, do të rritesh në një të ri e pastaj bile do të arrish në moshën e gjyshërve tuaj. Pastaj do të vie koha kur do të fillosh jetën në jetën e pastajme.
Ti shkon në shkollë që të përgaditsh për ardhmëri. Është e rëndësishme për çdo person që të bëj këso përgaditjesh. Megjithatë, të gjitha këto përpjekje janë të kufizuara vetëm për këtë botë. Çfarë për gjërat që të nevojiten për botën e ardhshme? Duhet gjithashtu që të përgaditesh edhe për botën e pastajme. A të ka ra ndërmend ndonjëherë një gjë e tillë?
Kur të rritesh, duhet që të fitosh për të ekzistuar, dmth., të nevojitet një profesion. Për këtë gjë duhet shkuar në shkollë. Në të njetën mënyrë për të jetuar jetë të lumtur në jetën e pastajme, duhet bërë disa gjëra të caktuara. Gjëja kryesore është që njëherë të fillohet të njihet Allahu, i Madhëruar, dhe si Zoti ynë kërkon nga ne që të sillemi.
Këtu në këtë libër, do të flasim për fuqinë e Allahut i Cili krijoi nënën tënde, babain, të gjithë njerëzit tjerë, kafshët, bimët, shkurtimisht të gjitha qeniet e gjalla, tokën, diellin, hënën dhe tërë gjithësinë. Do të flasim për fuqinë dhe diturinë e paskajshme të Zotiti tonë dhe çfarë Ai dëshiron që ne të bëjmë dhe çfarë nuk dëshiron që ne të bëjmë. Mos harro se këto janë gjëra shumë të rëndësishme, që do t’iu sjellin dobi shumë në të ardhmen!

TË GJITHË NE JEMI KRIJESA TË ALLAHUT
Shpesh keni dëgjuar dikend duke e përmendur “Allahun”. Ata zakonisht e thonë në formë të fjalive si: “Insha’Allah” apo “Nëse do Allahu”, “Allahu të mëshiroftë”, “Allahu të ruajtë”, etj.

Këto janë thënie përdoren kur dikush e përkujton Allahun, i lutet Allahut apo e madhëron Allahun.
Për shembull, ”Allahu të ruajtë” shpreh faktin se Allahu ka fuqi të paskajshme mbi ty dhe çdo qenie të gjallë apo të jogjallë përreth teje. Allahu është Ai i Cili mund të të shpëtojë, ty, nënën tënde, babain si dhe shokët tua nga e keqja. Për këtë shkak, kjo thënie shpesh përdoret kur përmendet ndonjë fatkeqësi natyrore apo ndonjë ndodhi e papëlqyer. Mendo vetëm për një çast: A mundet nëna apo babai yt apo kushdo tjetër që ti e njeh t’a parandalojë një fatkeqësi natyrore, për shembull, nga vërshimi? Sigurisht se nuk munden, pasi Allahu bën që këto gjëra të ndodhin, dhe në të njejtën mënyrë, vetëm Ai mund t’i parandalojë.
Fjala “Insha’Allah” dmth., “Nëse Allahu dëshiron”. Kështuqë, kur të themi që do të bëjmë apo s’do të bëjmë diçka, është me rëndësi që të themi, “Insh’Allah”. Për shkak se vetëm Allahu e di të ardhmen dhe në këtë mënyrë e krijon ashtu siç dëshiron Ai. Asgjë nuk ndodhë pa dëshirën e Tij.
Kur ndonjëri nga shokët tanë, për shembull, thonë, “Nesër sigurisht do të shkoj në shkollë”, ai apo ajo bën një gabim shumë të madh, pasi nuk e dimë se çfarë është dëshira e Allahut që të bëj ai apo ajo në të ardhmen. Ndoshta të nesërmen ai apo ajo do të sëmuren dhe nuk do të jenë në gjendje të shkojnë fare në shkollë, apo ndonjë kohë e ligë apo kusht tjetër do të bëjnë që të mos mbahet mësimi fare.

Për këtë arsye thomi “Insh’Allah” për të shprehur synimet tona për të ardhmen, dhe kështu pranojmë se Allahu i di të gjitha, dhe se çfarëdo që ndodh është vetëm nga Vullneti i Tij dhe kurrë nuk do të mund të dijmë më shumë se ata që n’a mëson Allahu. Në këtë mënyrë, duhet që të shfaqim respektin e duhur Zotit tanë, i Cili posedon fuqi dhe dijeni të paskajshme.
Në ajetet kuranore, Allahu n’a mëson se si të themi “Insh’Allah” (Nëse Allahu dëshiron):
Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: "Unë do të bëj këtë nesër!" Vetëm (nëse i shton): "Në dashtë All-llahu!" E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: "Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij". (Kehf: 23-24)
Ndoshta nuk di shumë për këto gjëra, por nuk është edhe aq e rëndësishme. Në mënyrë që t’a njohësh Allahun, duhet vetëm që të shikosh përreth dhe të mendosh.
Çdo vend është i mbushur me bukuri dhe kështu shfaqen veçoritë e Allahut dhe fuqia e Tij e paskajshme. Mund të mendosh për një lepurosh të bardhë e të bukur, fytyrate qeshura të delfinëve, ngjyrat madhështore të krihëve të fluturës apo detin e kaltër, pyjet e gjelbra, lule të ndryshme si dhe bukuri të panumërta nëpër botë. Allahu është Ai i Cili krijoi tëra këto. Allahu ka krijuar tërë gjithësinë që ti e sheh- botën dhe krijesat në të – nga hiçgjëja. Prandaj, duke shikuar në bukuritë që Ai krojon, mund të vëresh fuqinë e Tij të pakufishme.
EKZISTENCA E NJERIUT

A ke menduar ndonjëherë se si ka lindur njeriu? Sigurisht do të thoje, “Çdokush ka nënë dhe baba.” Por përgjegjia është e pamjaftueshme. Megjithatë, kjo nuk shpjegon se se si nëna dhe babai i parë është lindur, dmth., njeriu i parë. Sipas të gjitha gjasave ke dëgjuar disa tregime në lidhje me këtë temë në shkollë apo njerëzve përreth teje. Sidoqoftë, e vetmja përgjegjie e saktë është se Allahu është Ai i Cili të ka krijuar. Do të ndalemi në këtë temë që t’a diskutojmë në detale në kapitujt e ardhshëm. Sa për tani, ekziston një gjë që duhet ditur; qenia e parë njerëzore që u shfaq mbi tokë ishte profeti Adem, paqja qoftë mbi të. Të gjithë njerëzit tjerë kanë prejardhjen nga ai.
Ademi, paqja qoftë mbi të, ishte, krejtësisht si ne, një njeri që ecte, fliste, falej dhe adhuronte Allahun. Allahu së pari e krijoi atë e pastaj edhe gruan e tij. Pastaj fëmijët e tyre u shpërndanë nëpër gjithë botën. Kurrë mos harro se Allahut i nevojitet vetëm një urdhër ta jap, dhe të krijoj. Kur Ai dëshiron që diçka të jetë, Ai jep urdhrin “Bëhu!” dhe ajo bëhet. Ai ka fuqi të mjaftueshme që të bëj çdo gjë. Për shembull, Ai e krijoi Ademin nga balta. Kjo gjë është shumë e lehtë për Allahun.
Megjithatë, kurrë mos harro se ekzistojnë edhe njerëz që e mohojnë ekzistencën e Allahut. Këta njerëz japin përgjegjie tjetër pyetjes se si është krijuar njeriu. Ata nuk e kërkojnë të vërtetën.
Nëse një personazh nga filmi i vizatur thotë, “Unë u krijova atëherë kur ngjyra u shpërnda në letër rastësisht. Ngjyrat u formuan me shpërndarjen e tyre. Kjo do të thotë, se nuk ka nevojë askush që të më vizatojë dhe të më jap formën. Unë mund të lind vetvetiu, nga rasti,” sigurisht se nuk do t’a merrnit seriozisht. E di se vijat, ngjyrat dhe lëvizjet e përkryera në filmin vizatimor nuk mund të formohen me hedhjen e ngjyrës andej-këndej, pa destinacion të caktuar, pasi që me derdhjen e ngjyrës vetëm mund të bëhet rrëmujë; ajo kurrë nuk mund të formojë vizatim të bukur nga vijat e rregullta. Që diçka të bëhet me kuptim dhe me qëllim, dikush duhet t’a medojë, dizajnojë dhe vizatojë.
Për të kuptuar të tërën, nuk ka nevojë që t’a shohësh artistin dhe vizatuesin. Automatikisht e kupton se vizatuesi i ka dhënë karakterit tiparet e tij, formën dhe ngjyrat, dhe aftësi për të folur, ecur apo kërcyer. Pas këtij shembulli, mendo seriozisht për këtë çështje në vazhdim: dikush që nuk e pranon Allahun si krijues të tij është gënjeshtar, sikurse karakteri i filmit të vizatuar. Tani të supozojmë se personi i tillë mund të n’a drejtohet. Të shohim se si ky njeri përpiqet që të shpjegoj se si ai dhe të tjerët janë lindur:

“Unë, nëna ime, babai, prindërit e tyre dhe stërgjyshërit e parë që nga koha e lashtë erdhën në këtë botë nga rasti. Rastësia n’a krijoi trupin tonë, sytë, veshët dhe të gjitha organet.” Fjalët e këtij njeriu që mohon se Allahu e ka krijuar, janë shumë të ngjajshme me atë personazhin e filmit vizatimor. Ndryshimi qëndron në atë se personazhi është i krijuar nga vijat dhe ngjyrat në letër. Ai që i shqipton këto fjalë, në anën tjetër, është njeri i përbërë nga qelizat. Por a bën kjo ndonjë dallim? A nuk është ky njeri një organizëm shumë kompleks më i përsosur sesa personazhi nga filmi i vizatuar? A nuk ka më shumë organe? Me fjaë të tjera, nëse është e pamundur që personazhi i filmit të vizatuar të krijohet nga rastësia, atëherë është edhe më e pamundur që ky njeri të krijohet nga rastësia. Tani, t’a pyesim një pyetje këtë njeri: “Ti ke një trup të mrekulueshëm që funksionon në mënyrë të përsosur. Duart e tuaja mund të mbajnë objekte të ndieshëm- më mirë sesa makinat më të zhvilluara. Mund të vraposh me këmbët tuaja. Ke një shikim të përsosur, më të mprehtë se kamerat të kualitetit më të lartë. Veshët tuaj kurrë nuk ndiejnë ushtimë. Asnjë aparat hi-fi i ndieshëm nuk mund të prodhojë zë më të qartë. Shumë organe për të cilat as nuk je i vetëdijshëm punojnë së bashku për të të mbajtur gjallë. Për shembull, edhepse nuk ke kontroll mbi funksionimin e zemrës, veshkëve apo mëlqisë, ato punojnë vazhdimisht perfekt. Sot, me qindra shkenctarë dhe inxhinierë punojnë zellshëm në mënyrë që të dizajnojnë makina të ngajshme me këto organe. Sidoqoftë, përpjekjet e tyre janë të kota. Me fjalë të tjera, ti je një krijesë e përsosur, shembullin e të cilit nuk mund të fabrikohet nga njeriu. Si e quan ti krejt këtë gjë?

Njeriu i cili e mohon se Allahu ka krijuar të gjitha gjërat sigurisht se do të thoshte: “Unë gjithashtu di se kemi trup të përkryer dhe organe të përsosura. Por unë besoj në këtë: atomet e jogjalla dhe të pavetëdijshme bashkohen dhe formojnë organet dhe trupin tonë.”
Pa dyshim do të vëresh se këto fjalë janë të paarsyeshme dhe të çuditshme. Pa marrë parasysh moshën dhe profesionin, ai që i shpreh këto pohime sigurisht nuk mendon arsyeshëm dhe ka ide të gabuara. Për çudi, dikush has në njerëz që besojnë ende në gjëra të tilla joracionale. Pasiqë edhe makina më e thjeshtë e ka dizajnerin e vet, sistemi kompleks i njeriut nuk mund të ketë lindur rastësisht. Nuk ka dyshim se Allahu e krijoi njeriun e parë. Allahu gjithashtu ka krijuar sistemin e brendshëm të njeriut ashtuqë të shumohet si dhe paraqitjen e gjeneratave të ardhshme. Allahu siguroi njerëzimin se do të jetojë me ndihmën e një programi të vendosur në qelizë. Ne gjithashtu krijohemi duke iu falenderuar këtij programi të krijuar nga Allahu, dhe vazhdon të rritet sipas këtij programi. Pas asaj çfarë lexuat në lidhje me këtë temë, në vazhdim do të keni mundësi që të kuptoni më mirë faktin që Allahu, Krijuesi ynë, ka fuqi dhe mençuri të paskajshme.
Programi i përsosur në trupin e njeriut

Në faqën e kaluar, përmendëm një program të përsosur që Allahu e ka vendosur në trupin e njeriut. Duke iu falenderuar këtij programi, çdo njeri ka sy, veshë, duar dhe dhëmbë. Prapë, duke iu falenderuar këtij programi, përkundër disa ndryshimeve në pamjen e tyre, të gjithë njerëzit logjikisht duken të jenë të njejtë. Për shembull, kinezët dhe japonezët në përgjithësi ngjajnë njeri me tjetrin, gjithashtu edhe afrikanët kanë ngjyrën e vet tipike të lëkurës, karakteristikat e fytyrës, si dhe veçoritë specifike të gojës dhe syve.

Tani të shpjegojmë se si duket ky program me një shembull: duhet që të kesh ndonjë njohuri se si punojnë kompjutorët. Kompjutori dizajnohet nga eksperti. Ekspertët në fabrikat speciale me ndihmën e teknologjive të avansuara gjithashtu prodhojnë komponente përbërëse plotësuese si mikroprocesorin, monitorin, tastaturën, CD-në, altoparlantat etj. Tani, keni makinën që është e aftë që të punojë operacione shumë komplekse. Mund të luash lojra apo të shkruash çfarë të duash. Por, që të bëhet e tërë kjo, nevojiten “programet”. Pa këto programe, që përgaditen nga ekspertët, kompjuteri nuk është në gjendje që të punojë. Përveç kësaj, e dimë se nuk është çdo program “kompatibil” apo në pajtueshmëri me çdo lloj kompjutori, që dmth., se programuesi duhet do të ketë njohuri se kompjutori dhe programi duhet të jenë në pajtueshmëri apo të jenë kompatibil. Siç kemi parë, dikujt i nevojitet një makinë dhe një program i përshtatshëm që të operojë një kompjutor.

Por më rëndësi është, se nëse askush nuk e ka dizajnuar apo prodhuar këto gjëra, prapë komojutori nuk do të mund të punonte. Edhe trupi i njeriut është i ngjajshëm me kompjutorin. Siç thamë edhe më herët, ekziston një program në qelizat tona që bën të mundur ekzistencën tonë. Tani shtrohet pyetja, si është fituar ky program? Përgjegja është e qartë: Allahu, i Plotëfuqishëm, që krijon çdo njeri. Allahu është Ai që ka krijuar trupin tonë si dhe programin që e formojnë atë. Por mos keqkupto.

Nga një pikëpamje tjetër, është e pamundur që të krahasohet trupi i njeriut me një kompjutor. Trupi ynë janë paskajmërisht më superior sesa kompjutori më kompleks. Vetëm truri ynë, për shembull, është shumë më kompleks sesa një kompjutor. Tani të shohim se si lind një foshnjë: në fillim, ekziston vetëm një copëz mishi në barkun e nënës. Gjatë kalimit të kohës, kjo copëz mishi zgjërohet dhe merr formë.
Lartësia jote, ngjyra e syve tu, vetullat tuaja, forma e duarve të tuaja dhe qindra karakteristika tjera të gjitha të paracaktuar që nga çasti i parë i lindjes. Krejt kjo informatë është e grumbulluar në atë program inicial nga Allahu në qelizat tuaja. Ky program është aq i përkryer dhe i detajizuar saqë shkenctarët vetëm kohëve të fundit pak e kanë kuptuar se si funksionon.

Në pajtim me programin që Allahu e ka vendosur në trupin tonë, ne gradualisht rritemi. Për këtë arsye rritja e trupit tonë nuk n’a duket diçka e çuditshme. Nevojiten vite të tëra që të rritemi. Do të n’a dukej çudi nëse ky program do të funksiononte më shpejt. Pamja e një foshnje të posalindur befas do të shëndërrohej në një plak para syve tonë do të ishte shumë habitëse.
Si krijohen gjërat tjera të gjalla?
Njerëzit nuk janë me çdo kusht të vetmet krijesa që ekzistojnë mbi tokë. Ekzistojnë edhe mijëra qenie tjera të gjalla, që disa i njohim e disa jo. Disa nga to gjenden përreth teje; dhe mund t’i shohësh çdokund. Disa prej tyre, megjithatë, janë aq larg sa vetëm nëse ke rast mund të shihen në libra apo në emisone televizive. Por një shikim më i afërt në këto qenie tregon se të gjitha e kanë një veti të përbashkët. A mund t’ia qëllosh se për cilën veti është fjala? Mund t’a quajmë si “kompatibilitet” apo pajtueshmëri. Tani t’i numërojmë cilat qenie të gjalla janë në pajtueshmëri. Ato mund të jenë në pajtueshmëri me:
-Ambientin në të cilin jetojnë,
-Qeniet tjera me të cilat bashkëjetojnë,
-Elementet që mbajnë baraspeshën në natyrë,
-Faktorët që sigurojnë dobi për njerëzit.

Para se të lëshohemi në këtë temë, t’a marrim një shembull ashtuqë të shpjegojmë domethënien e fjalës “pajtueshmëri”. Paramendo prizat dhe spinat në shtëpinë tuaj. Ato janë shumë në përputhshmëri apo pajtueshmëri. Por si mund t’a shpjegosh se ato janënë pajtushmëri të përsosur në mes veti? Për arsye se ekzistojnë vrimat në priza ku majat e spinës hyjnë në to. A t’a merr mendja se ky shpjegim është i mjaftueshëm? Gjerësia e majave të spinës janë të barabarta me gjerësinë e vrimave të prizës. Nëse nuk do të ishte ashtu, spina kurrë nuk do të hynte në prizë. Largësia në mes të majave të spinës dhe largësia mes vrimave të prizës janë gjithashtu të njejta. Nëse nuk do të ishin të njejta, gjithashtu spina kurrë nuk do të hynte në prizë.

Sidoqoftë, vetëm këto veti nuk janë të mjaftueshme që të vendoset një kompatibilitet ose përputhshmëri apo pajtueshmëri mes prizës dhe spinës. Nëse spina do të ishte shumë e gjatë, prapë do të kishte mungesë në aspekt të kompatibilitetit. Nëse majat e spinës nuk do të ishin metalike, ato nuk do të mund t’a përçonin rrymën elektrike.

Nëse spina nuk do të ishte e mbështjellur me material plastik, çdoherë ryma do të n’a godiste. Siç mund të shihet, mungesa e kompatibilitetit bile edhe në një aparat shumë të thjeshtë e bën aparatin apo mjetin të papërdorshëm. Kjo dmth., se i njejti person e ka punuar edhe prizën edhe spinën. Dhe ai i ka punuar që të jenë kompatibil me njëra tjetrën. Ai i ka bërë ato funksionale. Është fort e pabesueshme që metali dhe plastika të bashkohen vetë rastësisht dhe se janë punuar ndarazi dhe pavarur ndaj njëri tjetrit, pasiqë në kësi rasti kurrë nuk do të mund të gjesh një prizë dhe një spinë që janë kompatibile mes veti.
Kompatibiliteti mes qenieve të gjalla është bile edhe më i komplikuar sesa kompatibiliteti mes prizës dhe spinës, pasi qeniet e gjalla përmbajnë me mijëra sisteme komplekse dhe organe që duhet të bashkëjetojnë në harmoni dhe të punojnë së bashku në mënyrë të përsosur. Çdo përpjekje për të përshkruar këto sisteme një nga një do t’a mbushte një biblotekë prej qindra librash. Prandaj, në faqet në vazhdim do të ndalemi në këto veti të përsosura të qenieve të gjalla që i ka krijuar Allahu:
 
-Qeniet e gjalla janë kompatibile me rrethin në të cilin jetojnë

Çdo qenie e gjallë, mbi tokë apo në ajër, është në mënyrë të përsosur kompatibile me vendbanimin e tij. Kështu janë të krijuara. Sisteme të ndryshme të përsosura sigurojnë ushqimin, mbrojtjen dhe shumimin e qenieve të gjalla.
Kjo do të thotë, se çdo qenie e gjallë është e dizajnuar në mënyrë të veçantë në pajtueshmëri me rrethin ku jeton.
Organet dhe mënyra e jetës se qenieve të gjalla janë të gjitha kompatibile me kushtet në rrethin e tyre. Për shembull, zogjtë kanë krahë të përsosur për të fluturuar në qiell. Peshqit kanë verza të posaçme me të cilat marrin frymë në ujë. Nëse do të kishin mushkëri si të tonat, ata do të përmbyteshin në ujë.
-Qeniet e gjalla janë kompatibile me qeniet tjera të gjalla me të cilat bashkëjetojnë
Disa zogjë dhe insekte ndihmojnë në shumimin e bimëve. Kjo do të thotë se, edhepse janë të pavetëdijshme për këtë, ata ndihmojnë në rritjen e bimëve. Për shembull, derisa bleta shkon nga një lule në tjetrën merr me vetet polenin. Duke iu falenderuar këtij procesi, bimët mund të shumohen. Në disa raste, kafshët kryejnë veprime që janë të dobishme për kafshët tjera.
Pasrtimi i peshkut, për shembull, pastron mikro-organizmat nga lëkura e peshkut të madh dhe në këtë mënyrë siguron bazën për jetë të tyre më të shëndoshë. Kjo është një formë tjetër e kompatibilitetit.
-Qeniet e gjalla janë kompatibile me elementet që sigurojnë baraspeshën në natyrë.
Asnjë qenie e gjallë, përveç njeriut, nuk e çrregullon baraspeshën në natyrë. Çka më tepër, ato janë krijuar me veti që të mbajnë këtë baraspeshë. Sidoqoftë, baraspesha në tokë gjithmonë është e ndieshme nga sjellja injorante e njeriut. Për shembull, nëse njeriu gjuan ndonjë lloj përtej kufirit të arsyeshëm, ai lloj do të zhduket. Zhdukja e atij lloji shkakton rritjen të madhe në numër të presë së tij, çka me kohë do të ven në rrezik jetën e njerëzve e bile edhe vetë natyrës. Prandaj, ekziston një drejpeshim i lindur në krijimin e qenieve të gjalla; ato janë tërësisht kompatibile me baraspeshën e natyrës, por vetëm njeriu ka mundësi dhe potencial që të shkatërrojë këtë baraspeshë të ndieshme.
-Qeniet e gjalla janë kompatibile me faktorët që sjellin dobi njerëzve
Për shembull, paramendo se sa i mirë ësht mjalti për ty. Ku e dijnë bletët që ty të nevojitet ky lloj ushqimi, dhe si e prodhojnë ato mjaltin? A mundet pula, lopa apo delja që të dijnë për nevojat ushqimore të njerëzve dhe prodhojnë lëndë ushqyese për t’i plotësuar këto nevoja? Natyrisht se jo.
Kjo harmoni e pabesueshme mes qenieve të gjalla është shumë e qartë se i ka krijuar një Krijues i vetëm. Është kështu duke iu falenderuar krijimit të përsosur të Allahut që mbajnë këtë baraspeshë në botë.
Krijimi i gjithësisë

Deri më tani kemi shpjeguar krijimin e qenieve të gjalla nga Allahu. Tani, është koha që të shqyrtojmë në tërësi universin. Allahu gjithashtu krijoi gjithësinë në të cilën ti, toka, dielli, sistemi diellor, planetet, yjet, galaksitë dhe çdo gjë që ekziston. Sidoqoftë, sikurse edhe ata që e kundërshtojnë faktin e krijimit të qenieve të gjalla, ka edhe asi njerëz që mohojnë faktin se gjithësia është krijuar. Këta njerëz pohojnë se universi është lindur spontanisht. Përveç kësaj, ata sugjerojnë se universi ka ekzistuar gjithmonë. Sidoqoftë, ata kurrë nuk kanë sjellur ndonjë shpjegim për këtë pohim të pabazë. Pohimi i tyre është i ngjajshëm me shembullin e ardhshëm: paramendo se lundron dhe një ditë arrin në breg të një ishulli. Çfarë do të mendonit nëse e gjeni një qytet shumë të zhvilluar me rrokaqiej të rrethuar me parqe dhe gjelbrim? Përveç ksaj, ky qytet është plot me restorane, teatro dhe vija hekurudhore. Sigurisht se do mendosh se ky qytet ka qenë i planifikuar dhe ndërtuar nga njerëz intelegjentë, apo jo? Çka do të mendosh nëse dikush do të thonte, “Askush nuk e ka ndërtuar këtë qytet. Ai gjithmonë ka ekzistuar, dhe diku në të kaluarën kemi ardhur dhe banojmë në të. Kështu, këtu kemi të gjitha gjërat e domosdoshme, e të gjitha janë krijuar spontanisht?”

Padyshim se do të mendosh se ai është ndonjë i çmendur, apo përndryshe do të mendosh se ai nuk di se çfarë po flet. Por kurrë mos harro se universi në të cilin jetojmë është pakrahasueshëm më i madh se ai qytet. Universi përmbanë një numër gati të pakufishëm të llojeve të ndryshme të planeteve, yjeve, kometeve dhe satelitëve. Pasi është kështu, pohimet e një njeriu që thotë se kjo përsosmëri e universit nuk është e krijuar por ka ekzistuar çdoherë nuk duhet të mbetet pa përgjegje. A nuk pajtohesh?
Pas leximit të pjesës nga lartë, vetevtiu mund të arrish tek përgjegja më e mirë. Tani. Të shfletojmë tani temën e universit e t’a ruajmë përgjegjën për në fund.
-Çdo gjë ka filluar të formohet pas një eksplodimi të madh

Gjatë kohës kur njerëzit nuk kishin teleskopë që të bëjë vrojtime në qiell, ata kishin shumë pak informata, dhe të dyshimta për gjithsësinë e largët, dhe kishin mendime të ndryshme për hapsirën kosmike. Kah mesi i shek. të 20-të, ata zbuluan diçka shumë të rëndësishme. Gjithësia ka datë të lindjes, që dmth., se universi nuk ka ekzistuar gjithmonë. Universi- me fjalë të tjera, yjet, planetet dhe galaksitë- kanë filluar të formohen në një datë të caktuar.
Shkenctarët kanë llogaritur vjetrsinë e universit, e ajo është 15 miliardë vjet. Ata e quajtën momentin kur u lind gjithësia me emrin “Big Beng”, pasi para 15 miliardë vjetëve, kur nuk ekzistonte asgjë, çdo gjë u paraqit pas një eksplodimi nga një pikë e vetme. Shkurtimisht, materia dhe gjithësia, që njerëzit supozonin se kanë ekzistuar çdoherë, kishte një fillim.
Në këtë çast, shtrohet pyetja, “Si arritën ata që të kuptojnë se gjithësia kishte një fillim?”. Kjo është shumë lehtë; materia që u largua dhe shpërnda nga pjesët tjera të materies nga eksplodimi i madh ende është duke lëvizur. Mendo vetëm një çast! Universi vazhdon të zgjerohet edhe këtë çast. Paramendoje universin si një balon. Nëse i vizatojmë dy pika të vogla në balon, çfarë do të ndodhë nëse e fryejmë balonin? Pikat në balon do të largohen nga njëra tjetra gjatë rritjes së vëllimit të balonit. Sikurse në rastin e balonit, vëllimi i universit gjithashtu rritet, dhe çdogjë brenda largohet nga njëri tjetri. Me fjalë të tjera, largësia mes yjeve, galaksive, yjeve dhe meteorëve vazhdimisht është duke u rritur.
Paramendo se je duke e përcjellur zgjërimin e universit në një film të vizatuar. Si do të dukej universi në se e kthejmë filmin prapa për në fillim? Do të zvoglohej deri tek një pikë e vetme, apo jo? Kjo është ajo që shkenctarët e kanë bërë. Ata u kthyen në fillim të Big Bengut dhe e kuptuan se universi përherë-zgjërues në fillim ka qenë vetëm një pikë e vetme.
Ky eksplozion, i quajtur Big Beng, u bë pikë fillestare e ekzistimit që Allahu kishte paracaktuar për “universin”. Me këtë eksplodim, Allahu krijoi grimcat që e përbëjnë universin, dhe në këtë mënyrë shfaqet materia. Ai u shpërnda me një shpejtësi të tmerrshme. Gjatë çasteve fillestare, ky ambient ishte sikur një supë e materies e përbërë nga grimca të ndryshme. Por me kohë ky kaos i madh filloi të transformohej në një strukturë të rregullt. Allahu krijoi atomet nga grimcat, dhe përfundimisht yjet nga atomet. Allahu krijoi tërë gjithësinë dhe çdo send në të.
Ta japim një shembull në mënyrë që të sqarojmë të gjithë këtë:

Paramendo një hapsirë shumë të madhe. Është tërësisht e pakufizuar. Aty ekziston një enë e mbushur përplot me ngjyrë. Asgjë tjetër nuk ekziston. Në këtë enë, janë të përziera të gjitha ngjyrat, duke formuar ngjyra të mrekullueshme. Paramendo se një bombë eksplodon në këtë enë, nën efektin e të cilit ngjyra shpërndahet gjithëkah në formë të pikëzave. Paramendo se me miliona pikëza të ngjyrës lëvizin në të gjitha drejtimet në këtë hapsirë. Ndërkohë, gjatë këtij udhëtimi të pikëzave, fillojnë të ngjajnë gjëra të pazakonshme. Në vend që të formohej një rrëmujë kaotike dhe të zhdukej përfundimisht, ato filluan që të bashkveprojnë sikur të ishin qenje intelegjente. Pikëzat që në fillim formuan një përzierje të ngjyrosur, filluan që të përzgjedhen në ngjyra të veta individuale. E kaltra, e verdha, e kuqja dhe të gjitha pikëzat me ngjyrë të njejtë u grumbulluan së bashku dhe vazhduan lëvizjen. Bile filluan që të ndodhin disa gjëra të ndodhin edhe më të pazakonshme: 500 pikëza të kaltra u bashkuan dhe formuan një pikë të madhe, vazhdojn udhëtimin e tyre. Ndërkohë, 300 pikëza të kuqe në një qosh dhe 200 pikëza të verdha bashkohen dhe vazhdojnë shpërndarjen e tyre të bashkuara. Këto grupe të ndara të ngjyrave largohen nga njëra tjetra dhe formojnë pamje të bukura, sikurse të veprojnë sipas urdhërave të dikujt.
Disa pikëza u bashkuan dhe formuan pamjen e yjeve, tjerat u bën pamje e diellit, ndërsa disa tjera formojnë planetet rreth këtij dielli. Grup tjetër i pikave formojnë pamjen e tokës, derisa tjerta formon hënën. Nëse ke parë ndonjëherë pikturë e tillë, a mund të mendosh se një eksplodim nga një në rastësisht e ka formuar këtë pikturë?
Askujt nuk ia merr mendja që kjo është e mundur.

Siç tregimi me pikat e ngjyrës tregon, materia u bashkua dhe formoi pikturë të përsosur që ne e shohim kur t’a ngremë kokën dhe shikojmë qiellin, me fjalë tjera, yjet, diellin dhe planetet. Por, a mundet që të gjitha këto gjëra të ndodhin vetvetiu?
Si mund të lindin qielli, planetet, dielli, hëna dhe toka si rezultat i bashkimit të rastësishëm të atomeve pas një eksplozioni? Çfarë atëherë për nënën tënde, babanë, shokët apo zogjtë, macat, bananet apo dredhëzat...? Natyrisht, kjo është e pamundur që të ndodhë. Ide e tillë është aq absurde sikurse të pohojmë se një shtëpi nuk është e ndërtuar nga puntorët, por krijohet nga vullneti i lirë i tullave dhe tjegullave, dhe atë krejtësisht rastësisht. Të gjithë e dijmë se tullat e shpërndara përreth nga një ekplodim bombe nuk mund të formojnë shtëpiza. Ato shpërbëhen në gurë dhe dhé, dhe me kohë shëndërrohen në tokë.
Por një çështje meriton vëmendje të veçantë. Siç e dini, pikat e ngjyrës janë të pavetëdijshme dhe materie e jogjallë. Është e pamundur që pikat e ngjyrës mund të bashkohen spontanisht dhe formojnë piktura. Këtu, sidoqoftë, jemi duke biseduar për formimin e qenieve të gjalla dhe të vetëdijshme. Është sigurisht dhumë e pamundur që qeniet e gjalla si njerëzit, bimët dhe kafshët mund të krijohen nga materia e jogjallë përmes rastit të hamendshëm. Që të kuptohet kjo më lehtë, duhet që të njohim trupin tonë: ai është i përbërë nga molekulat e vogla dhe të padukshme për syrin tonë, siç janë proteinat, yndyrnat dhe uji... Këto formojnë qelizën, e qelizat formojnë trupin tonë. Rregulli i përsosur në trupin tonë është si prodhim i një dizajni special. Allahu krijoi sytë tanë që shohin, duart që mbajnë këtë libër dhe këmbët tona që bëjnë të lëvizim.
Allahu paracaktoi se si mund të zhvillohemi në barkun e nënës, sa të gjatë mund të jemi dhe cila është ngjyra e syve tonë.
Allahu është Ai i Cili krijoi çdogjë

Nëse të kujtohet, në fillim të këtij libri pamë përgjegjet e sakta që duhet dhënë jobesimtarit. Tani e ke përgjegjen.
Eksplodimet nuk formojnë pikturë të përpiktë, por vetëm sa e çrregullon pikturën e punuar. Rregulli që shfaqet pas eksplodimit të universit është edhe më i përsosur sesa shembujt që i përmendëm- një qytet apo një enë e mbushur me ngjyrë. E gjithë kjo nuk është si produkt i rastësisë.

Sistemi i përsosur mund të jetë krijuar vetëm me vullnetin e Allahut të Plotfuqishëm. Allahu është i aftë që të krijojë çdogjë. Ai vetëm thotë, “Bëhu”, dhe ajo bëhet. Allahu krijoi botën në një gjithësi të përsosur për ne, dhe Ai krijoi kafshët dhe bimët në të. Ai krijoi diellin që të emitoj energji dhe të n’a ngrohë. Është e rregulluar aq me hollësi, saqë vetëm të jetë dielli më afër tokës do të ishte shumë nxehtë, por nëse të ishte më larg, atëherë të gjithë do të ngriheshim.
Sa më shumë që shkenctarët zbulojnë këto fakte, më mirë po e njohim fuqinë e Allahut. Kjo është për shkak se materia as nuk mund të vendosë e as të veprojë vetevetiu. Kjo dmth., se ekziston një Krijues i Cili dizajnon dhe krijon këtë gjithësi. Materia, substanca themelore e yjeve, njerëzve, kafshëve, bimëve dhe çdogjëje, të gjallë dhe të jogjallë, gjendet në kontrollin e Allahut. Për këtë shkak çdo gjë në tokë ka rregull. Pasiqë çdogjë është krijuar nga Allahu, Krijuesi dhe Dhuruesi i Formës.
 
Allahu krijoi çdonjërin me fat të caktuar
Në fillim të librit, iu trgusm se si Allahu krijoi Ademin, paqja qoftë mbi të. Të gjithë njerëzit janë pasardhës të tij. Allahu u ka dhuruar njerëzve jetë në këtë botë që t’i sprovojë ata dhe ka dërguar atyre profetë dhe lajmëtarë që t’iu transmetojë përgjegjësitë e tyre.
Çdonjëri në këtë botë vihet në sprovë me ngjarjet që ai i përjeton. Me fjalë të tjera, ne jemi vënë në sprovë në reagimet tona ndaj incidentet që ne i hasim, se si flasim dhe qëndrueshmëria jonë në përballimin e vështirësive: shkurtimisht, se a sillemi drejtë.
Kjo sprovë do të shërbej që të përcaktohet fati ynë në jetën e pastajme. Por sprova në këtë botë ka një fshehtësi të rëndësishme. Si një mëshirë dhe ngushëllim i madh njerëzimit, Allahu ka krijuar edhe fatin. Fati, dmth., të gjitha ngjarjet që përjetohen përgjatë jetës, është i paracaktuar nga Allahu, bile para se të lindemi. Për secilin njeri, Allahu ka krijuar fatin e tij apo saj. Që të kuptojmë këtë gjë më mirë, ne mund t’a krahasojmë me xhirimin e një videokasete. Si fillimi ashtu edhe fundi i këtij filmi dihen, por ne i dijmë vetëm pasi që të filmi të përfundojë. Kështu njejtë është edhe me fatin. Çdogjë që një njeri do të kalojë nëpër jetën e tij, të gjitha përjetimet e tij, shkollat që vijon, shtëpitë ku jeton, dhe momenti i vdekjes së tij, të gjitha këto janë të paracaktuara. Të gjitha ngjarjet që i ndodhin dikujt, e mirë apo e ligë, janë të paracaktuara në dijen e Allahut. Çdonjëri sprovohet sipas skenarit të vet të shkruar enkas për të. Si përmbledhje, në pajtim me këtë skenar, njeriu kalon nëpër një seri ngjarjesh, dhe fati i tij, dhe pastaj veprat e tij e gjithashtu edhe reagimet e tij ndaj këtyre ngjarjeve, përcaktojnë fatin e tij në jetën e pastajme.
Njohuria mbi fatin është një burim i madh i ngushllimit tek njeriu. Është një bekim nga Allahu. Për këtë shkak, nuk ka nevojë njeriu që të ndiej keqardhje për ndodhitë që përfundimi i është paracaktuar apo që të brengoset për ngjarjet që nuk shkojnë mirë. Për ata që shfaqin durim gjatë përvojës së hidhur, janë të vetëdijshëm se të gjitha ndodhin me vullnetin e Allahut, dhe Allahu jap lajme të mira për Xhennetin (Parajsën). Profetët e Allahut japin shembujt më të mirë në këtë aspekt. Allahu jep njerëzve të tillë njoftime të gëzuara për Xhennetin për të shpërblyer besimin e tyre shembullor dhe sjellje të drejtë.
ALLAHU DËRGOI (PROFETËT) DHE LIBRAT

Në kapitujt e mëparshëm, kemi dhënë shembuj dhe dëshmi që ndihmojnë të kuptojmë dhe të marrim me mend fuqinë dhe madhështinë e Allahut. Arsyeja pse Allahu n’a ka dhuruar aftësinë e të menduarit dhe arsyes është që të arrijmë t’a njohim Atë. Allahu n’a ka dërguar edhe librat e shpallura përmes të cilit Ai e prezenton Veten. Në këto libra Ai shpall atë çfarë Ai pret nga ne. Allahu porositi dhe dërgoi profetët që u bënë shembull për popujt e vet me sjelljen e tyre shembullore. Përmes profetëve, porosia e qartë dhe shpallja e Allahut shërben si udhërrëfyes për njerëzimin.

Është vështirë të dihet saktësisht se sa profetë ka dërguar Allahu, edhepse ka gojëdhëna që tregojnë se, për shembull, kanë qenë 113 të dërguar si dhe një numër shumë më i madh i profetëve gjatë historisë. Ne vetëm i dijmë emrat e profetëve të përmendur në Kur’an, shpalljen e fundit të dërguar nga Allahu. Allahu n’a njohton me jetën e profetëve ashtuqë të n’a lejon të kuptojmë sjelljen e tyre. Përmes të dërguarve, Zoti Ynë n’a tregon mënyrën e drejtë të jetesës si dhe si të sillemi korrektë në këtë botë. Vetëm përmes transmetimeve të Allahut mund të mësojmë se si të sillemi, dhe cilat sjellje janë në pajtim me vlerat e Kur’anit. Vetëm përmes transmetimeve të Allahut mund të mësojmë për sjelljet që fitojmë kënaqësinë e Allahut dhe shpërblimin e Tij të pafund si dhe ato sjellje që dërgojnë në dënim.
Në Kur’an, Allahu n’a informon se përgjatë historisë Ai dërgoi shumë profetë për të gjithë popujt, ashtuqë t’iu tërheqin vërejtjen. Këta të dërguar ftonin popullin e tyre që të adhurojnë Allahun, që t’i luten Atij dhe që t’iu binden urdhërave të Tij. Ai gjithashtu u bëri atyre të qartë se nëse veprojnë ndryshe do të dënohen. Shkurtimisht, ata tërhoqën vërejtjen jobesimtarëve dhe ata që bënin vepra të liga, dhe gjithashtu japnin lajme të mira besimtarëve për shpërblimin që do t’a merrnin. (Kopshti apo parajsa dhe Zjarri apo ferri do të shqyrtohen më detajisht në seksionet në vijim). Profetin e fundit që Allahu e dërgoi ishte profeti Muhammed, mëshira dhe paqja e Allahut qoftë mbi të. Kur’ani është shpallja e fundit.
Shpalljet e mëparshme të Allahut kishin humbur auteniticitetin e vet, pasiqë injorantët dhe ata që kishin qëllime të kqija kishin futur fjalët e tyre dhe pjesë shtesë në libra. Në këtë mënyrë, origjinalet, shpalljet e vërteta që fillimisht u ishin dërguar popujve, nuk mbijetuan ditën e sotme. Por Allahu n’a e solli Kur’anin, Librin që është e pamundur të ndryshohet.

Profeti Muhammed, bekimi i Allahut qoftë mbi të, si dhe muslimanët tjerë mëvonë e ruajtën Kur’anin. Kur’ani është shumë i qartë për çdokend dhe shumë lehtë kuptohet. Kur t’a lexosh Kur’anin, shpejt kuptohet se është Fjalë e Allahut. Kur’ani, që mbijetoi i padëmtuar, është nën mbrojtjen e Allahut dhe është Libri i vetëm i shpallur për të cilin njerëzit do të jenë përgjegjës deri në Ditën e Gjykimit.
Sot, të gjithë muslimanët, kudo që janë, lexojnë Kur’anin e njejtë; Asnjë kundërthënie nuk mund të gjendet në ndonjë fjalë apo shkronjë. Kur’ani, i shpallur nga profeti, paqja qoftë mbi të, u përpilua nga kalifi, Ebu Bekër dhe më pas është shkruar nga kalifi Utman, paqja qoftë mbi ta, i cili jetoi para 1,400 vjetësh, si dhe Kur’ani që sot e lexojmë janë identikë. Është në përputhshmëri fjalë për fjalë në mes tyre. Kjo, dmth., që nga dita kur profetit Muhammed i është shpallur Kur’ani, paqja qoftë mbi të, ka mbijetuar i pandryshuar. Kështuqë Allahu mbrojti Kur’anin nga njerëzit e ligj që tentonin që t’a ndryshojnë apo të fusin pjesë shtesë në të. Në një ajet, Allahu n’a informon se Ai ruan veçanarisht Kur’anin:
Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij. (Hixhr: 9)
Me fjalën “Ne” në këtë ajet, Allahu i adresohet Vetes. Nuk ka zot tjetër përpos Allahut, Ai nuk ka shok. Ai është Allahu i Plotëfuqishëm, Shpikës i çdogjëje dhe i Cili përfshinë çdogjë në dijeninë e Tij. Në disa pjesë të Kur’anit, Allahu i adresohet Vetes me fjalën “Unë”, ndërsa në disa pjesë me fjalën “Ne”. Në gjuhën arabe, që është edhe gjuhë e Kur’anit, fjala “Ne” ndonjëherë i adresohet edhe një personi me qëllim të ngritjes së ndjenjës së respektit dhe fuqisë ndaj ndëgjuesit. Është rasti i njejtë edhe në gjuhën shqipe që kur dikend dëshirojmë t’a respektojmë, i drejtohemi me “Ju”, apo në anglishte “The Royal We” (Ne nga oborri mbretëror). Në seksionet në vijim të këtij libri, do t japim shembuj nga ajetet (paragrafet e Kur’anit) dhe sureve (kapitujve të Kur’anit). Aty janë fjalët më të sakta pasi janë fjalë të Allahut, i Cili n’a njeh neve më mirë se ne vetveten. Në Kur’an, Allahu dëshiron që ne të marrim mësim nga jeta e profetëve. Në një ajet shkruan:
Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes... (Jusuf: 111)
Dikujt që Allahu ia tërheq vëmendjen në këtë ajet është njeriu që di se Kur’ani është Fjalë e Allahut dhe në këtë mënyrë mendon, e shfrytëson mendjen e vet dhe përpiqet që të mësojë Kur’anin dhe të jetojë sipas urdhërave të Kur’anit. Allahu konsideron njerëzit të cilëve Ai i dërgoi si pejgamberë, përgjegjës për bindjen e tyre ndaj urdhërave të Tij. Njerëzve të cilëve u është arritur shpallje nga Allahu, nuk do të kenë arsyetim në Ditën e Gjykimit, për shkak se të dërguarit e Allahut transmetuan popullit të tyre njohuritë për ekzistimin e Allahut dhe çfarë Allahu pret nga njerëzit. Pasiqë dikush njohtohet për këtë porosi, ai do të jetë përgjegjës për të. Kjo tregohet kështu në Kur’an:
Të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të kenë fakt (arsyetim) para All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë. (Nisa: 165)
Allahu ka krijuar shumë grupe njerëzish mbi tokë. Disa nga këto grupe refuzuan të dërguarit e tyre që u janë dërguar dhe i mohuan ata krejtësisht. Pasiqë ata nuk i dëgjuan fjalët e tyre dhe të binden urdhërave të Allahut, ata u dënuan. Përmes të dërguarve të Vet, Allahugjithashtu tërhoqi vërejtjen këtyre njerëzve të pabindur për jetën e tyre të padurueshme. Përpos kësaj, ata vazhduan të kundërshtojnë të dërguarit e tyre saqë shpifnin kundër tyre. Bile bile, ata u bën aq të ashpër saqë në disa raste edhe i vranë. Për këtë shkak, Allahu i dënoi ata me meritë, dhe me kohë, popuj tjerë i zëvendësuan. Në Kur’an, gjendja e këtyre popujve tregohet kështu: A e vërejtën ata sa gjenerata para tyre i shkatërruam që Ne u patëm mundësuar atyre (komoditet) në tokë çfarë juve nuk ju mundësuam; u patëm lëshuar nga qielli shi me bollëk dhe u patëm bërë që të rrjedhin lumenj ndër ta, e për shkak të mëkateve të tyre i shkatërruam dhe pas tyre sollëm (breza) tjerë. (Enam:6)
Në kapitujt e ardhshëm, do të flasim në sjelljen shembullore të profetëve që luftuan kundër këtyre popujve mosbindës.

Njeriu i parë dhe i dërguari i parë: Ademi
Siç do të kujtohet, derisa ishim duke folur mbi krijimin e njeriut, thamë se njeriu i parë në tokë ishte Ademi, paqja qoftë mbi të. Ademi ishte gjithashtu edhe profeti i parë. Domethënë, Allahu kishte dërguar profetë që në bashkësinë e parë që Ai krijoi në faqen e tokës dhe i mësoi ata dinin (fenë) dhe si të bëhen shërbëtorë të devotshëm të Allahut.
Allahu mësoi Ademin të flasë dhe emrat e të gjitha sendeve. Kjo tregohet në Kur’an si vijon:
E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve)... (Bekare:31)
Kjo sigurisht është gjë shumë e rëndësishme. Në mesin e të gjitha qenieve të gjalla, vetëm njeriu ka aftësi që të flasë. Të folurit është veti e veçantë për njerëzit. Duke iu falenderuar faktit se Allahu fillimisht ia dha këtë aftësi Ademit, u bë e mundur që njeriu të njoh të gjitha sendet përreth dhe t’ia u ven emrin.
Gjeneratat pas Ademit mund të flisnin gjithashtu, kishin ndjenja, ndienin keqardhje apo të shqetësimit, veshnin tesha, përdornin vegla dhe aparate si dhe kishin telent për muzikë dhe arte. Instrumentet muzikore si flauta, vizatimet në mure dhe objekte tjera ashtuqë shkenctarët kanë gjetur mbeturinat e njeriut të lashtë është gjë që dëshmon se ata ishin njerëz sikur ne. Me fjalë tjera, ndryshe nga pohimet e disa njerëzve, njerëzit e parë kurrë nuk kanë qenë krijesa të egra, gjysëm majmun- gjysëm njeri.

E dini se as majmuni e as ndonjë qenie tjetër nuk mund të flasë, mendojë apo të sillet si njeriu. Allahu ka dhënë këto aftësi ekskluzivisht vetëm njeriut. (Për më shumë informata në lidhje me këtë mund të gjeni në librin “Mrekullitë e krijimit të Allahut” nga Harun Yahya).
Por disa njerëz që nuk kanë dëshirë që të pranojnë faktin se njeriu i parë ishte Ademi, parashtruan disa pohime të veta: Ata shpikën identitet të rremë për njeriun e parë. Sipas këtyre skenareve të imagjinuara, njeriut dhe majmunët rrjedhin nga një qenie e përbashkt, dmth., kanë paraardhës të përbashkët, i cili ka evoluar gjatë kohës deri në gjendjet e sotme. Nëse pyet se si ka ndodhur kjo ngjarje e pazakonshme, ata japin përgjegje themeldaltë dhe bajate: “Ka ndodhur nga rasti.” Kur pyet se a ka ndonjë dëshmi që të vërtetojë këtë pohim, ata nuk mund të sigurojnë asgjë.
Si përfundim, nuk ka asnjë mbeturinë që tregon se njeriu ka evoluar nga qenie tjetër. Nëse pyetni, “Çfarë janë këto mbeturina nga e kaluara?”, ekziston përgjegja e gatshme: Disa qenie të gjalla lënë gjurmë pasiqë të vdesin, dhe këto gjurmë, që ne i quajmë fosile, mbeten të pandryshueshme për miliona vjet pa ndonjë ndryshim. Sidoqoftë, për të ndodhur kjo, ajo qenie e gjallë befas mbulohet dhe mbetet në një ambient pa oksigjen. Për shembull, nëse një zog në tokë befas mbulohet nga një grumbull i madh i zallit para miliona vjetësh, mbeturinat e këtij zogu do të mund të ruhej deri më sot. Ngjajshëm, ekzistojnë substanca që tajitet nga drunjët që quhet rrëshirë. Nganjëherë, substanca në formë të mjaltit mbulon një insekt dhe e shëndërron atë në material të fortë të quajtur qelibar, që ruan insektet e ngordhura për miliona vjet. Në këtë mënyrë mblidhet informata për qeniet e gjalla nga kohërat e lashta. Mbeturinat e tilla quhen “fosile”.

Ata që sugjerojnë se njeriu i parë ka lindur nga një krijesë e ngjajshme me majmunin kurrë nuk kanë gjetur asnjë fosil që të dëshmojnë këtë pohim. Me fjalë tjera, askush nuk ka gjetur ndonjë fosil të ndonjë krijese të pazakonshme si gjysëm majmun/gjysëm njeri. Por këta njerëz kanë prodhuar fosile, vizatime dhe piktura false që të mbulojnë këtë falsifikat, bile i kanë vendosur në librat shkollorë. Të gjitha këto mashtrime janë zbuluar një nga një dhe janë bërë publike si mashtrime shkencore. Për shkak se njerëzit e tillë janë të pamatur dhe kokëfortë, është gati e pamundur për ta që të pranojnë ekzistencën e Alahut dhe të kuptojnë se Ai krijoi të gjitha. Edhepse një numri i njerëzve të tillë vazhdimisht është duke u zvogluar, ende ekzistojnë disa që mundohen që t’i shpërndajnë pikëpamjet e tyre me të meta përmes revistave periodike, librave dhe gazetave, e gjithashtu edhe nëpër shkolla. Ashtuqë të bëjnë njerëzit që të besojnë në pikëpamje të tilla me të meta, ata këmbëngulin në argumetet e tyre dhe vlerësojnë se kanë vlefshmëri shkencore. Sidoqoftë, secili hulumtim i kryer dhe dëshmi e siguruar nga shkenctarët intelegjent vërtetojnë se majmuni nuk ka mundur që të evoluohet në njeri.
Ademi, njeriu i parë, të cilin Allahu e krijoi të veçantë, ishte në të gjitha mënyrat i njejtë sikurse edhe njeriu i sotëm; ai nuk ishte ndryshe. Këto janë fakte që Allahu i shpalli neve në Kur’an. Ekziston edhe një çështje tjetër shumë interesante që Allahu na e bën me dije: Tregimi për Ademin dhe Satanin (djallin), si armik i njeriut.
Armiku më i madh i njeriut: Satani
Sigurisht se keni njohuri për satanin, por a di se edhe ai të njeh shumë mirë ty dhe përdor çdo metodë për të provokuar? A e di se qëllimi i vërtetë i satanit, i cili shtiret që të ka mik, është që të mashtrojë? Të nisemi nga fillimi i parë dhe të sjellim ndër mend pse Satani është armik i yni. Për këtë qëllim, do të kthehemi tek tregimi për Ademin dhe Satanin në Kur’an.
Në Kur’an, satani është emër i përgjithshëm i të gjitha qenieve që kanë dhënë vetes detyrë që t’a largoj njeriun nga udha e drejtë deri në Ditën e Gjykimit. Iblisi është qenia kryesore e ligë i cili ka ngre krye kundër Allahut kur Ai krijoi Ademin. Sipas tregimeve në Kur’an, Allahu krijoi Ademin e mandej thirri engjujt që të përkulen para tij. Engjujt iu bindën urdhërit të Allahut, përpos Iblisit i cili refuzoi që të përkulej Ademit. Ai vlerësoi se ishte më superior se njeriu. Për shkak të mosbindjes së tij dhe sjelljes së tij me përbuzje, ai u dëbua nga mëshira e Allahut. Para se të largohej nga prania e Allahut, Iblisi kërkoi kohë nga Allahu që t’i largojë njerëzit nga udha e drejtë. Qëllimi i Iblisit është që të provokojë njerëzit dhe në këtë mënyrë ata të largohen nga rruga e vërtetë brenda kohës që i është dhuruar. Ai do të bëj çmos që të bëj sa më shumë njerëz për vete. Allahu njofton se Ai do të dërgoj Satanin dhe pasuesit e tij në Zjarr. Këto gjëra tregohen në Kur’an kështu:
Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej engjëjve u thamë: "Bëni sexhde për Ademin". Ata i bënë sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që bënë sexhde. (All-llahu) Tha: "Çka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?" Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!" (All-llahu) Tha: "Zbrit nga ai (Xhenneti), nuk të takon të bësh kryelartësi në të, dil jashtë, s'ka dyshim ti je i poshtëruar". (Iblisi) Tha: "Më afatizo gjer ditën kur ringjallen (njerëzit)!" (All-llahu) Tha: "Ti je i Afatizuar!"(Iblisi) Tha: "Për shkak se më humbe mua, unë do t'u ulem atyre (do t'u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë. Mandej, do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjejsh që të falënderohen (të besojnë)!"(All-llahu) Tha:"Dil nga ai (Xhenneti), i urrejtur, i dëbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unë kam për ta mbushur Xhehennemin me të gjithë ju. (A’raf:11-18)
Pasiqë u dëbua nga msëshira e Allahut, satani ka filluar luftën që do të zgjasë deri në ditën e gjykimit. Deri atëherë, ai në mënyrë tinzare i afrohet njerëzve, planifikon se si t’i largojë nga rruga e drejtë dhe përdorë metoda të pashembullta për këtë qëllim. Pasiqë tani keni kuptuar më mirë, satani është një armik që mund t’i afrohet njeriut shumë tinëzisht. Për këtë arsye, duhet të jesh shumë syçelë që t’i shmangesh atij. Kurrë mos harro se satani shtron kurtha bile edhe tani duke planifikuar që të të mashtrojë. Ai përpiqet që të ndalojë që t’a lexosh këtë libër dhe të mendosh në lidhje për atë çfarë lexove deri më tani. Ai përpiqet që të pengojë që të bësh vepra të mira, dhe që të bëhesh jorespektues dhe i padëgjueshëm ndaj të vjetërve, pengon që të falenderosh Allahun, të falesh dhe të tregosh gjithmonë të vërtetën.
Kurrë mos lejo që të mashtrojë satani dhe të pengojë që të bëhesh një njeri me karakter të mirë si dhe të dëgjosh ndërgjegjen tuaj. Duhet që të këkosh strehim në Allahun dhe që të kërkosh ndihmë nga Ai kur të lajmërohen mendime të liga apo kur të jesh me pavullnet për të punuar punë të mira, pasiqë të gjitha këto janë triqe tinzare të satanit. Kurrë mos harro se satani nuk mund të bëj asgjë atyre që janë besimtarë të fortë.
Profeti Nuh (Noa)
Nuhu, paqja qoftë mbi të, sikurse të gjithë profetët tjerë, i ka ftuar njerëzit e tij në rrugë të drejtë. Ai iu tha atyre se duhet që të kenë besimin në Allahun, se Ai është Krijues i çdogjëje, se duhet adhuruar vetëm Ai, se përndryshe do të dënohen. Kjo tregohet në Kur’an në këtë mënyrë:
Ne patëm dërguar edhe Nuhun te populli i vet (me porosi të njejtë si Muhammedin që t'u thotë): Unë ju tërheq vërejtjen haptazi. Që të mos adhuroni tjetër kë pos All-llahut, sepse unë kam frikë për dënimin tuaj në ditëm e pikëllueshme. (Hud:25-26)
Përkundër të gjitha paralajmërimeve, vetëm disa njerëz i besuan Nuhut. Pas kësaj, Allahu urdhëroi Nuhun që të ndërtojë një anije të madhe. Allahu e njoftoi atë se besimtarët do të shpëtojnë në atë anije.
Nuhu filloi që të ndërtojë një anije përkundër faktit se në atë rajon nuk kishte det saqë i befasoi ata njerëz që nuk besonin Allahun, dhe filluan që t’a përqeshnin. Ata që nuk besonin nuk e dinin se çfarë do t’u ndodhte, por Allahu e dinte. Kur u krye ndërtimi i anijes, filloi të binte një shi i rrëmbyeshëm për shumë ditë saqë uji arriti shumë mbi tokë, dhe vërshoi gjithçka. Kjo fatkeqësi historike u vërtetua prej shumë shkenctarëve. Në Lindjen e Mesme, është dëshmuar se malet e sotme dikur ishin të mbuluar me ujë. Në televizion, sigurisht se keni parë shumë vërshime në skaje të ndryshme të botës.
Njerëzit zakonisht kur përballen me këtë fatkeqësi, ngjiten mbi pullaz dhe presin për ndihmë. Në këso raste vetëm barka apo helikopteri mund të jetë si ndihmë. Në kohën e profetit Nuh, paqja qoftë mbi të, sido që të jetë, vetëm anija mund të ishte shpëtim. Kjo fatkeqësi e quajtur “Vërshimi i Nuhit”, në të vërtetë ishte një dënim i përgaditur nga Allahu, ashtu që të dënohen njerëzit që nuk i besuan Nuhut. Pasiqë ata pritnin ndihmë tjetër e jo të Allahut, asnjëri nga këta njerëz përbuzës që nuk dëgjonin për paralajmërimet e Allahut, nuk hipën në anijen e Nuhut. Ata nuk u mbështetën në Allahun, por në qeniet tjera. Vetëm nëse Allahu do, mund të n’a mbrojë. Njerëzit në atë kohë që mohonin këtë gjë, hipën mbi male apo shkuan në vende më të larta, por prapëseprapë nuk mundën që të shpëtonin nga përmbytja.

Vetëm disa njerëz besuan Allahun, ashtuqë ky besim i bëri ata që të hipin në anije dhe së bashku me Nuhun, shpëtuan. Duke iu bindur urdhërave të Allahut, ata morën çiftet nga çdo lloj të kafshëve me vete. Kjo tregohet kështu në Kur’an:
Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi, dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe thanë: "I marrë!" dhe iu bë kërcënim. E ai iu drejtua Zotit të vet: "Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!" Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit. Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç ishte caktuar. E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të gojëzuara. Që lundronte në mbikëqyrjen Tonë. (I fundosëm) Si ndëshkim për atë (Nuhun) që ishte mohuar (përbuzur). Atë (ngjarje) Ne e lamë kujtim, po a ka ndokush që merr mësim? E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im! (Kamer:9-19) 

Të gjithë të dërguarit u janë dërguar popujve të veçantë dhe komunikonin kryesisht mësimet e njejta dhe ftonin popullin e tyre që të adhurojnë Allahun dhe t’i binden profetëve. Si shpërblim për shërbimet e veta, ata nuk kërkonin rrogë pasiqë njerëzit e dërguar nga Allahu për të shpallur Fjalën e Tij nuk bëjnë gjë të tillë. Bëjnë shërbimet e tyre vetëm për hir të Allahut dhe i frikësohen Atij. Ndërkohë, ata përballen me shumë vështirësi: populli i tyre i përgojonin dhe i torturonin. Përveç kësaj, disa njerëz mundoheshin edhe bënin intriga për t’i vrarë profetët që u ishin dërguar atyre, e disa prej tyre bile morën guximin që edhe t’a bëjnë. Sidoqoftë, pasiqë profetët frikoheshin vetëm Allahut dhe askuj tjetër, asnjë vuajtje nuk i zbrapsi. Ata kurrë nuk harruan se Allahu do t’i shpërblej shumë në këtë dhe jetën e pastajme.
Profeti Ibrahim

Në këtë seksion, do të ndalemi në vetitë e ndryshme të disa profetëve për të cilët edeh Allahu n’a e tërhjek vërejtjen në Kur’an. Ibrahimi, paqja qoftë mbi të, ishte njëri nga ata profetë. Kur ishte i ri dhe askend nuk e kishte pranë që të përmendtte ekzistimin e Allahut, ai vështroi qiellin dhe tokën dhe në këtë mënyrë doli në përfundim se Allahu ka krijuar çdogjë. Kjo tregohet në Kur’an kështu:
E kur atë e mbuloi nata, ai e pa një yll e tha: "Ky është Zoti im!" E kur u zhduk ai (perëndoi) tha:" Unë nuk i dua ata që humbën". Kur e pa hënën të posa lindur tha: "Ky është Zoti im! e kur perëndoi ajo, tha: Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur!" Kur e pa diellin të lindur, tha: "Ky është Zoti im, ky është i madh!" e kur ai perëndoi, tha: O populli im, unë jam i pastër nga ajo që ju i shoqëroni!" Unë me veten time i drejtohem Atij që krijoi qiejt e tokën, larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok! (En’am: 76-79)
Ibrahimi, paqja qoftë mbi të, iu tha njerëzve që mos t’a adhurojnë askend përpos Allahut:

Lexoju (nga ajo që të shpallëm ty Muhammed) atyre ngjarjen e Ibrahimit. Kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: "Çka jeni duke adhuruar?" Ata i thanë: "Adhurojmë idhuj, vazhdimisht u jemi besnikë atyre!" Ai i tha: "A ju dëgjojnë ata juve kur u luteni?" Ose, "A u sjellin juve dobi apo dëm?" Ata thanë: "Jo, por kështu i gjetëm se bënin edhe prindërit tanë!" Ai tha: "A po shihni se ç'po adhuroni?" Ju dhe prindërit tuaj të mëparshëm, Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mij, përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë). Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua, Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë, Dhe kur të sëmurem Ai më shëron, Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall, Ai tek i cili kam shpresë se do të m'i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit. (Shuara:69-82)

Armiqtë e Ibrahimit u përpiqën që t’a vrasin atë kur ai i ftonte në besimin në Allahun. Ata ndizen një zjarr të madh dhe e hodhën aty. Por Allahu e mbrojti atë dhe e rauajti nga zjarri. Kjo në Kur’an tregohet kështu:
Po përgjegjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thotë: "Mbytnie atë (Ibrahimin) ose digjnie!" Mirëpo, All-llahu e shpëtoi atë prej zjarrit. Pë një popull që beson, këtu vërtet ka fakte bindëse. (Ankebut:24)
Po Ne i thamë: "O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!" (Enbija:69)
Allahu është Ai që krijon dhe kontrollon çdogjë. Me vullnetin e Allahut flaka nuk e dogji Ibrahimin. Kjo është një mrekulli e Allahut dhe një manifesim e fuqisë së Tij. Çdogjë në tokë ngjan me vullnetin e Allahut. Asgjë nuk ndodh pa vullnetin dhe kontrollin e Tij. Nëse Ai nuk dëshiron, asgjë nuk mund të bëj dëm apo të vrasë ndonjë njeri. Për këtë Allahu n’a njofton në Kur’an:
Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai është shënim i afatit të caktuar (Ali Imran:145)

Ai nuk vdiq edhe pse ishte hedhur në zjarr, pasiqë afati i caktuar për vdekje nga Allahu nuk i kishte ardhur. Allahu e kishte shpëtuar nga zjarri. Në një ajet, Allahu tregon se Ibrahimi kishte një karakter shembullor:
Vërtet, Ibrahimi ishte shumë i butë, shumë i dhembshëm dhe i kthyeshëm. (Hud:75)
Allahu i do njerëzit që janë të devotshëm ndaj Tij me plotë zemrën. Siç sqaron ajeti, të mosqenurit kryelartë, me karakter të mirë dhe i nënshtruar ndaj urdhërave të Allahut janë ndër vetitë më të levërdishme para Allahut.
Profeti Musa

Musa, paqja qoftë mbi të, është profeti që Allahu shpesh e përmend në Kur’an. Allahu ia shpalli Musasë Tevratin. Por sot, Tevrati i çifutëve dhe Dhjata e Vjetër e Biblës krishtere kanë humbur origjinalitetin e tyre, pasiqë janë futur më vonë fjalë të reja dhe kështu i janë mbetur në to. Por çifutët dhe krishterët ende sot i lexojnë këto libra të ndryshuar duke menduar se janë libra origjinalë të shpallur nga Allahu. Çifutët kanë devijuar nga rruga e drejtë pasi në librin që ata besojnë, nuk është libri i sjellur nga profeti Musa, paqja qoftë mbi të.

I dijmë të gjitha për jetën dhe karakterin e mirë të Musait nga Kur’ani. Siç na njofton Kur’ani, mbretërit e Egjiptit të vjetër quheshin “faraonë”. Shumica e faraonëve ishin njerëz shumë mendje-mëdhenj që nuk besonin Allahun dhe i konsideronin vetveten zotëra. Allahu dërgoi Musanë tek njëri ndër sundimtarët më mizorë. Një pikë e rëndësishme që duhet të ndalemi deri sa lexohen ajeten për jetën e Musasë është “fati”. Ngjarjet në vazhdim e dërgojnë atë në pallatin e faraonit: kur u lind Musa, faraoni dha urdhër ushtarëve të tij që të mbysin çdo foshnjë mashkull që lindej në vendin e tij. Musa, paqja qoftë mbi të, ishte njëri ndër ato foshnje që ishin në rrezik. Allahu i tha nënës tij që t’a vendosë në një arkë në lum dhe i ka siguruar asaj se ai do t’i kthehej asaj sikur profet. Nëna e tij e la Musanë në një arkë dhe e la në lum. Kjo arkë lëvizte mbi ujë derisa arriti afër pallatit të faraonit, dhe gruaja e tij e gjeti. Ajo mori fëmijën dhe vendosi që t’a sjell në pallat. Në këtë mënyrë, pa dijeni, faraoni mori përsipër që kujdesej për njeriun i cili më vonë do të kumtojë shpalljen e Allahut atij dhe do t’i kundërshtojë pikëpamjet e tij të gabuara. Allahu përfshinë gjithçka me dijeninë e Tij, dhe Ai e ka ditur gjithashtu se faraoni do t’a gjej Musanë, paqja qoftë mbi të, dhe se do t’a dërgojë në pallatin e tij.
Kur u lind Musaja, Allahu e dinte se do të braktisej në lum, se faraoni do t’a gjej dhe Musa përfundimisht të bëhej profet. Kështu e kishte përcaktuar Allahu fatin e Musasë dhe Ai e lajmëroi nënën e tij. Në këtë pikë duhet pasur vëmendjen ndaj faktit se çdo detaj që ka ndodhur në jetën e tij është në pajtim me fatin që Allahu e kishte paracaktuar.

Kur u rrit, Musa u largua nga Egjipti. Pas një kohe, Allahu e bëri atë profet dhe të dërguar dhe si përkrahje iu dha vëllau i tij, Haruni, paqja qoftë mbi ta.
Të dy së bashku shkuan te faraoni dhe ia shpallën atij porosinë e Allahut. Kjo ishte një detyrë shumë e vështirë pasiqë pa ngurrim ata thirrën sunduesin mizor që të besoj në Allahun dhe t’a adhurojë Atë. Këtë thirrje të profetit Musa, paqja qoftë mbi të, tregohet kështu:
Mandej pas tyre dërgam Musain me mrekulli të argumentuara te faraoni dhe rrethi i tij, e ata i refuzuan ato, e shih se si ishte përfudimi i shkatërruesve? Musai tha: O faraon, s'ka dyshim, unë jam i dërguar prej Zotit të botëve". Është dinjitet për mua ta them për All-llahun vetëm të vërtetën. Unë u kam ardhur me argumente nga Zoti juaj, lejoi pra beni israilët të vijnë me mua!" (A’raf:103-105)

Faraoni ishte një njeri kryelartë dhe mendjemadh. Duke menduar se ai ka çdo send nën kontrollin e tij, ai ngre krye kundër Allahut. Allahu i dhuroi atij të gjithë pasurinë e tij, fuqinë dhe tokat, por faraoni ishte i padijshëm, dhe nuk mund t’a kuptojë këtë gjë. Faraoni kundërshtoi Musanë dhe nuk besonte në Allahun, dhe ishte, siç e përmendëm më lartë një njeri shumë mizor. Ai i bëri Bijtë e Izraelit (Beni Izraelitët) robër të vet. Kur u bë e qartë se faraoni kishte për qëllim që t’i shfaroste Musanë dhe të gjithë besimtarët, ata u larguan nga Egjipti nën udhëheqjen e Musasë. Musa, paqja qoftë mbi të, dhe Bijtë e Izraelit ishin zënë mes detit dhe ushtarëve të faraonit që i ndiqnin ata. Por edhe në atë situatë aq të pashpresë, Musa nuk u dëshpruar dhe fare nuk e humbi besimin që kishte në Allahun. Allahu në mënyrë të mrekullueshme ndau detit në dy pjesë dhe hapi rrugën në det për Bijtë e Izraelit dhe e kaluan atë. Kjo ishte njëra ndër mrekullitë më të mëdha që Allahu ia dhuroi Musasë. Si arritën bregun tjetër Bijtë e Izraelit, deti u kthye prapë në vendin e vet, duke përmbytur faraonin dhe ushtarët e tij. Allahu tregon këtë ngjarje të mrekullueshme në Kur’an në këtë mënyrë:

Ashtu siç ishte traditë e popullit të faraonit dhe atyre që kishin qenë më parë, që i konsideronin të rreme faktet e Zotit të tyre, e Ne për këto të këqija të tyre i shkatërruam, e popullin e faraonit (edhe faraonin) e fundosëm, por të gjithë këta ishin dëmtues të vetes së tyre. (Enfal: 54)
Në momentin kur faraoni kuptoi se do të vdesë, ai deklaroi se beson në Allahun në mënyrë që t’a shpëtojë vetveten. Nuk e dimë nëse ky pendim i tij në çastin e fundit kishte ndonjë dobi, pasiqë Allahu fal vetëm kur pendimi ynë është i sinqertë dhe para se të vie çasti i vdekjes. Allahu është i Gjithë-Mëshirshëm. Nëse pendimi bëhet në çastin e vdekjes, natyrisht, nëse nuk është i sinqertë, pendimi i tillë nuk do t’a shpëtojë njeriun. Njejtë mund të ishte edhe me faraonin. Por për këtë gjë vetëm Allahu e di. Siç shihet nga ky tregim, ne duhet jetuar që t’a fitojmë kënaqsinë e Allahut gjatë jetës sonë dhe mos të bëjmë gabimin e njejtë si faraoni. Nëse dështojmë në këtë, pendimi në çastin e vdekjes mund të mos ketë dobi.
Profeti Junus
Pa marrë parasysh sa e pashpresë dhe e vështirë të jetë situata, njeriu duhet gjithmonë të ketë besim në Allahun dhe të kërkojnë ndihmë nga Ai. Siç përmendëm në seksionin e mëlartë, Musa, paqja qoftë mbi të, kurrë nuk humbte shpresën edhepse ishte zënë mes ushtrisë së faraonit dhe Detit të Kuq, por ai kishte besimin në Allahun. Junusi, paqja qoftë mbi të, gjithashtu është shembull i një karakteri të mirë. Edhepse ishte caktuar nga Allahu që t’a paralajmëroj popullin e vet, Junusi, paqja qoftë mbi të, e la popullin e vet pa paralajmërim. Kështuqë, Allahu atë e sprovoi në mënyra të ndryshme: së pari, ai ishte hedhur në det nga anija në të cilën lundronte. Pastaj një peshk i madh e gëlltiti. Kjo bëri që të ndiej pendim të thellë për sjelljet e veta; ai me pendim u kthye tek Allahu, kërkoi strehim tek Ai dhe iu fal Atij. Kjo tregohet kështu në Kur’an:
(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t'i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: "Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!" Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët. (Enbija:87-88)
Në Kur’an, Allahu tregon se çfarë do t’i ndodhte atij nëse nuk do të kishte besim në Allahun dhe nuk do të falej:
E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin. Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes. E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ndërsa ai ishte i sëmurë. Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (t'i bëjë hije) nga kungulli. Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqindmijë e më shumë. (Saffat:143-147)
Allahu shpëtoi Junusin nga një situatë me të vërtetë të pashpresë. Kjo është një shenjë e qartë se askush nuk duhet që të humbë besimin në ndihmën e Allahut. Përjetimi i Junusit, paqja qoftë mbi të, janë mësim për të gjithë besimtarët: ne nuk duhet kurrë që të bëhëmi të plogshtë, pa marrë parasysh se me çfarë vështirësie ballafaqohemi, por ne duhet çdoherë që t’i lutemi Allahut dhe të kërkojmë ndihmë nga Ai.
Profeti Jusuf
Në Kur’an, mund të gjejmë tregimin në detaje për përjetimet e Jusufit, paqja qoftë mbi të. Këtu mund të përshkruajmë shkurtimisht këto përjetime dhe të shohim karakterin shembullor të Jusufit.
Jusufi ishte njëri nga bijtë e Jakubit, paqja qoftë mbi ta. Kur ishte shumë i ri, vëllezërit e tij e hodhën në pus, pasiqë ia kishin zili, dhe i kanë thënë të jatit se e kanë ngrënë ujqërit.
Udhëtarët e një karavani e gjejnë atë në pus dhe e shitën atë në pallatin e një njeri fisnik në Egjipt. Atje, më vonë kanë shpifur kundër tij dhe e kanë futur në burg, ku ka qëndruar me vite.
Më në fund shpallet i pafajshëm dhe lirohet. Duke qenë një njeri i mençur dhe i besueshëm edhe për shkak se ai ishte krejtësisht i pafajshëm, sunduesi i Egjiptit i vendosi pasuritë dhe depot nën autoritetin e tij.
Më në fund, Jusufi i fal vëllezërit e tij të cilët e vënë në mizori dhe i mori ata si dhe nënën dhe babain që të jetojnë me të. Jusufi, paqja qoftë mbi të, kishte një karakter shembullor. Allahu e vuri atë në sprova të ndryshme, e shpëtoi nga pusi në të cilin ishte e pamundur që të dilej, e shpëtoi nga situata e ligë me dërgimin e e tij në burg e pastaj e shpëtoi atë nga burgu dhe e kthei namin e tij, dhe përfundimisht duke i dhuruar shkallë të lartë. Në çdo situatë, Jusufi, paqja qoftë mbi të, i kthehej Allahut dhe i lutej. Përkundër pafajsisë së tij ai qëndroi në burg për disa vite, pa marrë parasysh ai gjithmonë ishte në dijeni se ishte vetëm një test nga Allahu. Besnikëria e tij dhe besimi në Allahun nën kushte aq të ashpra tregojnë për karakterin e tij të shkëlqyeshëm.
Profeti Ejub

Duke qenë i patundur në të gjitha përjetimet është një veti e rëndësishme tipike për muslimanët. Ejubi, paqja qoftë mbi të, ishte sprovuar me humbje të familjes dhe pasurisë së tij, dhe një sëmundje serioze i solli shumë vuajtje. Ejubi, vetëm kërkonte ndihmën e Allahut dhe mbështetej në Të. Allahu iu përgjegj lutjeve të tij dhe e mësoi atë se si të shërohej. Karakteri shembullor i Ejubit, paqja qoftë mbi të, si dhe lutja e tij tregohet në Kur’an kështu:
Përkujto edhe robin tonë Ejubin, kur me lutje iu drejtua Zotit të vet: "Djalli më ka goditur me mundim e dhembje!" Bjeri me këmbën tënde tokës! Ky është (ujë) i ftohtë, lahesh dhe pi. E nga mëshira Jonë dhe mësim për ata që kanë menduar, Ne ia falëm familjen e tij dhe po aq sa ishin ata. E, merre me dorën tënde një deng thupra dhe bjeri me të, e mos e thyej betimin! Vërtet, Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob shumë i mirë ishte ai dhe i kthyer te Zoti. (Sad: 41-44)
Shumë shpejt pasiqë neve n’a kaplon sëmundja, vështirsitë apo problemet, menjëherë n’a kaplon mërzia. Bile disa njerëz bëhen kryelartë ndaj Allahut. Pa marrë parasysh, këto qëndrime shkaktojnë pakënaqësi tek Allahu. Siç tregon shembulli i Ejubit, Allahu mund që të sjell probleme të ndryshme robërve të Vet, por shqetësimet e tilla forcojnë besimtarin dhe sprovon devotshmërinë ndaj Allahut. Gjatë përjetimit të shqetësimeve duhet lutur dhe pasur besim tek Allahu. Duhet që të jemi të durueshëm sikurse Ejubi, paqja qoftë mbi të, dhe t’i drejtohemi Allahut. Vetëm atëherë, Allahu do të n’a i lehtësojë shqetësimet dhe n’a shpërblen në të dyja botërat, në këtë dhe në atë të pastajmen.
Profeti Isa (Jezusi)
Allahu krijoi Isanë, paqja qoftë mbi të, në një mënyrë të veçantë. Sikurse në rastin e Ademit, Allahu e krijoi pa baba. Kjo tregohet kështu në Kur’an:
Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) te All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha "Bëhu!" ai u bë. (Ali-Imran: 59)
Në Kur’an Isa, paqja qoftë mbi të, quhet edhe “i biri i Mejremes (Marias)”. Mejremja ishte një grua fisnike që nga Allahu është dhënë si shembull për të gjitha gratë. Ajo ishte grua e pastër dhe besimtare e devotshme në Allahun. Allahu ia dhuroi asaj Isanë përmes engjullit Xhibril, në mënyrë të mrekullueshme pa baba, si dhe lajme të mira se djali i saj do të bëhej profet.
Allahu e bëri Isanë profet dhe i shpalli atij Inxhillin, njëri ndër librat që Allahu i shpalli njerëzimit. (Pas Isasë, Inxhilli gjithashtu është ndryshuar nga njerëzit. Sot, nuk e kemi Inxhillin e vërtetë, dhe librat që të krishterët i quajnë Ungjill nuk janë të besueshëm.)
Allahu urdhëroi Isanë që të ftojë njerëzit në rrugë të vërtetë dhe i dhuroi shumë mrekullira. Ai fliste sa ishte në djep dhe u fliste njerëzve për Allahun. Isa gjithashtu jepte lajme të mira për Muhammedin (Ahmedin), Allahu e bekoftë dhe i dhuroftë paqë dhe mëshirë, të dërguarin e Allahut që do t’a pasonte, e që tregohet në Kur’an kështu:
Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e hapët". (Saff: 6)

Në kohën e tij, ishin vetëm disa njerëz që i besonin Isasë apo e ndihmonin atë. Armiqtë e Isasë bënin plane që t’a vrasin. Ata mendonin se e kanë zënë dhe e kanë kryqëzuar. Por në Kur’an, Allahu n’a tregon se ata nuk e kishin vrarë atë:
Madje për shkak të thënies së tyre: "Ne e kemi mbytur mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut". Po ata asnuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë. (Nisa:157)
Pas Isasë, paqja qoftë mbi të, armiqtë e tij u përpiqën që t’a ndërronin shpalljen që ai solli. Ata filluan që t’a portretojnë Isanë dhe Mejremin si qenie mbinatyrore, bile edhe si “zotëra”. Ende edhe sot, ka njerëz që ende besojnë në këto besime të gabuara. Për fjalët e Isasë, Allahu n’a njofton në Kur’an se këto janë besime të gabuara:
Dhe kur All-llahu tha: "O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: "Më besoni mua dhe nënës time dy zota pos All-llahut!?" (Isai) Tha: "Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s'është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç'ka në mua, e unë nuk di ç'ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!" Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove;ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!" (Maide:116-117)
Pas Isasë, numri i njerëzve që besuan në të u rrit, por edhe sot janë në rrugë të gabuar pasiqë ata pasojnë Biblën, e cila ka pësuar ndryshime përmes shtesave dhe fshirjeve.
E vetmja rrugë që sot ka mbetur, është rruga e profetit Muhammed, paqja qoftë mbi të, n’a fton të gjithë neve të besojmë në Kur’an, pasiqë është e vetmja shpallje e pandryshuar e Allahut.
I dërguari i Allahut: Muhammedi
Ne dijmë më shumë për të dërguarin e Allahut, Muhammedin, paqja qoftë mbi të, pasiqë është profeti i fundit dhe ka jetuar para 1.400 vjetëve. Njerëzit ndryshuan dhe e shtrembëruan të gjitha fetë që Allahu i shpalli para tij. Ja pse Libri i fundit për të cilin njerëzit mbajnë përgjegjësi deri në ditën e gjykimit i ishte sjellur profetit tonë: që të përmirësojë të gjitha lajthitjet që kishin hyrë në fetë e vjetra. Allahu njoftoi se çfarë Ai kërkon nga robët e Vet përmes Kur’anit. Profeti ynë, paqja qoftë mbi të, gjithashtu ka hasur shumë vështirësi derisa komunikonte porosinë e Allahut popullit të tij.
Shumë akuza të pabaza që i ishin bërë kundër tij, përkundër faktit se ai nuk këkonte që të paguhej nga njerëzit dhe se nuk kishte interesa të kësaj bote. Ai ishte detyruar që të shpërngulej nga Meka, qyteti i lindjes. Muslimanët e parë që e pasuan ishin gjithashtu të ndjekur, bile disa edhe të torturuar dhe nënshtruar keqtrajtimeve të egra. Por Allahu nuk lejoi që jobesimtarët të dëmtojnë fenë islame, që ka mbetur e pandryshuar deri në ditët e sotme. Në pajtueshmëri me premtimin e Allahut, çdo fjalë në Kur’an ka mbijetuar krejtësisht e paprekur. Thirrja e profetit Muhammed, paqja qoftë mbi të, gjithashtu iu drejtohet edhe njerëzve të sotit. Allahu ka urdhëruar të gjithë njerëzit që t’iu binden të dërguarve dhe, në shumë ajete, thekson se duke iu bindur të dërguarve të Tij në të vërtetë iu binden Atij. Për këtë shkak, duke iu bindur profetit tonë është njëra ndër parimet më të rëndësishme dhe thelbësore islamike. Bindja e sinqertë ndaj urdhërave të profetit tonë, paqja qoftë mbi të, sigurisht është manifestim i bindjes së dikujt ndaj Allahut. Në Kur’an, Allahu prezenton vetitë e mrekullueshme të profetit tonë, që është shembull për të gjithë njerëzit. Ja disa ajete në lidhje me këtë:
 
Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët. (Teube:128)
Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send. (Ahzab:40)
Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t'u lexojë shpalljen e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë Kur'anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur. (Ali Imran: 164)
Në ajetet kur fillohet me fjalën, “Thuaj...,” Allahu urdhëron profetin Muhammed se si të komunikojë porosinë e Tij. Përmes këtyre ajeteve dhe ajeteve tjera, profeti ynë, paqja qoftë mbi të, komunikoi njerëzve porosinë e Allahut. Gruaja e tij, Ajshja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë, “Karakteri i tij ishte Kur’ani”. Ajo mendonte se ai krejtësisht ishte i mishëruar me Kur’anin, dhe e dijmë se Syneti është mënyra në praktikë se si të zbatohet Kur’ani. Në një ajet, Allahu thotë se ata robër që kanë frikë Allahun dhe dëshirojnë që të falen duhet që të binden të dërguarit të Allahut, paqja qoftë mbi të:
Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë. (Ali Imran:31)
Siç përmendëm në ajetin e mësipërm, nëse dojmë që Allahu të n’a dojë, ne duhet që të përmbushim atë çfarë profeti ynë n’a ka ftuar dhe t’a praktikojmë me përpikëmëri.
MREKULLITË E KURANIT
Përmendëm më lartë se mrekullia më e madhe që i është dhënë profetit tonë, paqja qoftë mbi të, është Kur’ani. Kur’ani u është dërguar njerëzimt para 1.400 vjetësh, por janë disa fakte të paraqitura në Kur’an që janë zbuluar tek kohëve të fundit. Që nga planetet e deri tek yjet, njerëzit dhe shtazët, Allahu krijoi çdo gjë në gjithësi. Zoti ynë tashmë e di çdogjë që deri më tani nuk është zbuluar dhe n’a njofton edhe për këtë gjë në Kur’an. Ne mund t’i mësojmë vetëm ato gjëra kur Allahu n’a jep leje për t’i mësuar, gjë që ne kuptojmë se ato janë mrekulli të Allahut.
Kur’ani përmban shumë mrekulli shkencore. Këto, do të përqëndrohemi vetëm në disa mrekulli shkencore të Kur’anit. (Për informata në detaje, lexojeni librin “Mrekullitë e Kur’anit”).
Si ka lindur universi
Prejardhja e gjithësisë përshkruhet në Kur’an si në këtë ajet ashtu edhe në disa tjerë:
Ai (All-llahu) është që krijoi (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën... (En’am: 101)
Në seksionin e parë të këtij libri, në detaje shpjeguam se si ka lindur universi nga hiçgjëja para 15 miliardë vjetësh. Me fjalë tjera, universi befas lindi nga hiçgjëja.
Vetëm shkenca e shek. të 20-të na e ka bërë të mundur që të kemi provë shkencore për këtë ngjarje të madhe. Prandaj, ishte e pamundur që të dihej kjo shkencërisht para 1.400 vjetësh. Por, siç përmendëm në ajetin e kaluar, Allahu n’a e ka treguar këtë gjë posa është shpallur për herë të parë Kur’ani.
Kjo është një mrekulli e Kur’ani dhe është njëra ndër pjesët e dëshmisë se është Fjalë e Allahut.
Orbitat
Shumica nga ju e dinin se bota jonë dhe planetet tjera kanë orbita. Në fakt, jo vetëm planetet në sistemin tonë diellor kanë orbita, por gjithashtu të gjithë trupat qiellorë në gjithësi kanë orbitat e tyre të veçanta. Pra, ata të gjithë lëvizin në rrugë të llogaritur në mënyrë shumë precize. Kjo dëshmi shkencore që shkenctarët e kanë zbuluar jomoti, ishte zbuluar para 14 shekujve:
Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë. (Enbija: 33)
Siç shihet nga ky ajet, Allahu n’a njofton për një fakt shkencor i cili është zbuluar kohëve të fundit. Në kohën kur është shpallur Kur’ani, njerëzit nuk e dinin se trupat qiellorë lëvizin në orbita konstante. Por Allahu i di të gjitha dhe Ai iu tregon robërve të Vet atë që Ai dëshiron.
Detërat nuk përzihen me njëri tjetrin
Njëra ndër veçoritë e detërave që është zbuluar kohëve të fundit është treguar në një ajet kuranor kështu:
Ai e lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete. Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk kapërcejnë. (Rahman: 19-20)
Kjo veçori e detërave, që janë afër tjetrit por prapseprap nuk përzihen me njëri-tjetrin, është zbuluar shumë vonë nga oqeanologët. Për shkak të një force të quajtur “tension sipërfaqësor”, ujërat e detërave fqinje nuk përzihen mes veti. Kjo gjë shkaktohet nga ndryshimi i densitetit të ujrave, kështuqë tensioni sipërfaqësor pengon që ujërat të përzihen në mes veti, sikurse të ishte një mur i hollë në mes tyre. Pjesë interesante e tërë kësaj është se gjatë kohës kur njerëzit nuk kishin dijeni për fizikën, tensioni sipërfaqësor apo oqeanografia; ishte zbuluar së pari në Kur’an.
Forma e rrumbullaktë e tokës

Njohuria e astronomisë në kohën kur është shpallur Kur’ani, ka kuptuar ndryshe botën. Është besuar nga disa se toka është e rrafshtë, e tjerët kishin teori të ndryshme. Por faktin se toka është e rrumbullaktë atëherë nuk dihej. Sidoqë të jetë, nga Kur’ani është nënkuptuar se forma e tokës është e rrumbullaktë. Ajeti relevant thotë:
Ai krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar; Ai natën mbështjell (vendi të) ditës dhe ditën ia mbështjell natës; ... (Zumer:5)
Fjala arabe “tekvir” është e përkthyer si “për të mbështjellur” në ajetin e mësipërm. Mbështjellja e ditës dhe natës me njëra tjetrën mund të bëhet vetëm nëse toka është e rrumbullaktë. Por, siç përmendëm më lart, arabët para 1.400 vjetësh kanë menduar se toka është e rrafshtë. Dmth., se rrumbullaksia e tokës ishte thënë tërthorazi në Kur’an, i shpallur në shek. e 7-të.
Kjo dmth., se Allahu mëson njerëzve të vërtetën. Kjo çështje, e theksuar në Librin e shpallur nga Allahu, u vërtetua vetëm në shekujt e mëvonshëm nga shkenctarët.
Pasiqë Kur’ani është fjalë e Allahut, fjalët më të sakta janë përdorur kur shpjegohet universi. Është vështirë që njeriu të dij dhe t’i zgjedh këto fjalë. Por, pasiqë Allahu di çdogjë, Ai mund të bëjë këto fakte të jenë në dispozicion të njeriut në çdo kohë që Ai dëshiron.
Gjurmët e gishtërinjëve

Pasiqë është thënë në Kur’an se është e lehtë për Allahun që t’a kthej njeriun në jetë, Allahu tërheq vëmendjen posaçërisht në gjurmët e gishtërinjëve të njerëzve:
A mendon njeriu se nuk do t'i tubojmë eshtrat e tij? Po, do t'ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t'ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij! (Kijame: 3-4)
Për t’a sjellur trupin e kalbur plotësisht të njeriut në jetë është gjë e lehtë për Allahun. Tani, të shqyrtojmë gjurmët e gishtërinjëve. Çdokush ka gjurmë të veçantë të gishtërinjëve. Nëse keni vëlla/motër binjak/e, gjurmët e tij/saj gjithashtu do të jenë të veçantë. Për këtë arsye ato jan gati të veçantë sikurse edhe vetë personi. Allahu i Plotëfuqishëm mund të n’a rikrijojë, sipas këtyre detaleve delikate. Ndërkohë, duhet që të kemi në mendje se rëndësia e gjurmëve të gishtërinjëve dhe faktin se çdo person ka gjurmë karakteristike të gishtrinjëve është zbuluar tek në shek. e 19-të. Por, Allahu tërhoqi vëmendjen për majat e gishtërinjëve para 1.400 vjetësh në Kur’an.
Janë edhe disa çështje tjera të përmenduar në mënyrë të mrekullueshme në Kur’an. Ne kemi përmendur vetëm disa prej tyre. Vetëm këto mjaftojnë që të tregohet qartë se Kur’ani është Fjalë e Allahut. (Për më shumë detale, shiko librin, “Mrekullitë e Kur’anit”). Allahu n’a njofton këtë gjë për Kur’anin:
A nuk e përfillin ata (me vëmndje) Kur'anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie. (Nisa:82)
Siç është evidente nga ajeti i mësipërm, Kur’ani sjell informata të sakta. Me përparimin e shkencës, shumë mrekulli të përmendur në Kur’an janë zbuluar. Këto veçori të mrekullueshme të Kur’anit dëshmon se është shpallje e Allahut. Në këtë pikë, puna jonë është që të mësojmë dhe praktikojmë urdhërat e Kur’anit me përpikëri.
Allahu n’a urdhëron në shumë ajete që t’i përmbahemi Kur’anit. Ja disa:
Dhe ky është libër, dobiprurës, Ne e zbritëm, përmbanju këtij, ruajuni ashtu që të mëshiroheni. (En’am:155)
... Në të vërtetë këto janë këshilla. Kush do merr mesim nga kjo (nga Kur'ani). (‘Abese: 11-12)
 
ÇFARË KARAKTERI DËSHIRON ALLAHU QË TË KEMI NE?

Kur’ani, i cili është udhërrëfyes për njerëzimin, padyshim është Fjalë e Allahut. Duke lexuar ajetet kuranore dhe duke jetuar me to, mund të fitojmë karakter me të cilin do të fitojmë kënaqësinë e Allahut. Kjo është gjë shumë e lehtë. Por, përkundër kësaj, shumica e njerëzve bëjnë gabim duke u larguar nga vlerat që e kënaqin Allahun. Nëse një ditë, të gjithë do të binden dëshirës së Allahut dhe mishërimin me vlerat që Allahu kërkon nga njeriu, atëherë kjo botë do të ishte vend shumë më i mirë.
Tani të shohim se cilat janë ato veti. Të gjithë e dimë se Allahu e ka krijuar njeriun. Si rrjedhojë, Allahu e di më së miri vetitë e mira dhe të liga që njeriu posedon. Dikush mund të mashtrojë dikend, por asgjë nuk mund të fsheh nga Allahu. Është kështu, pasiqë, ndryshe nga njeriu, Allahu di se çfarë ka në mendjen e njeriut. Prandaj, njeriu duhet gjithmonë të jetë i sinqertë dhe i ndershëm ndaj Allahut. Një ajet thotë kështu:
Thuaj: "Edhe nëse e fshehni atë që keni në zemrat tuaja ose, e publikoni, All-llahu e di gjithçka ka në qiej e ç'ka në tokë; All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send. (Ali Imran:29)
Të All-llahut janë ç'ka në qiell dhe ç'ka në tokë, e për atë që e keni në shpirtin tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t'ju marrë në përgjegjësi, e Ai ia fal atij që do dhe dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo send. (Bekare:184)
Njeriu që është i vetëdijshëm se Allahu dëgjon secilën fjalë që ai shqipton, di për çdo lëvizje që bën dhe di për secilën mendje që i sillet në kokë, kurrë nuk do të guxonte që të bëj ndonjë vepër të ligë, edhepse njerëzit tjerë nuk e shohin. Kjo dmth., që njerëzit vërtetë të jenë të mirë, duhet absolutisht që të besojnë në ekzistimin e Allahut dhe të njohin fuqinë e Tij dhe se duhet që të jetë i vetëdijshëm se Ai sheh dhe dëgjon çdogjë. Kjo është njëri ndër kushtet paraprake për fitimin e vlerave që Allahu kërkon nga robët e Vet.
Dashuria ndaj Allahut dhe shpresimi në Të

E pëlqen dashurinë që prindërit tuaj t’a shfaqin, apo jo? Gjithashtu edhe ti i do ata. Ata të dojnë, të mbrojnë dhe t’i plotësojnë nevojat. Nëse has në ndonjë vështirësi, e di se janë gjithmonë afër teje që të ndihmojnë.
A ke menduar ndonjëherë sa e don Allahun dhe sa shpreson në Të? Allahu plotëson të gjitha nevojat e të gjitha krijesave që Ai krijoi. Duke iu falenderuar mëshirës së Tij të pakufishme, jetojmë në këtë botë në paqë dhe shijojmë të mirat e panumërta.

Allahu krijoi diellin ashtuqë ne mund të jetojmë në tokë. Allahu gjithashtu krijoi perimet, pemët dhe kafshët për ne. Kemi bukë, qumësht, mish si dhe pemë dhe perime tjera të ndryshme dhe të shijshme pasiqë Allahu krijoi të gjitha këto për ne.
Allahu krijoi shiun ashtuqë të kemi ujë të ëmbël për të pirë. Ai krijoi oqeanet, masë e madhe e ujit të njelmët. Pa shi nuk do të kishte as ujë të ëmbël e as ujë të njelmët në tokë. Uji është substancë jetësore për ne. Siç e di, njeriu mund të jetojë pa ujë vetëm për disa ditë. Allahu ka vendosur sistemin tonë të imunitetit brenda në trup për të n’a mbrojtur nga mikrobet. Duke iu falenderuar sistemit tonë të imunitetit, ne nuk vdesim nga një mikrob i thjeshtë që e shkakton një të ftohur të zakonshme. Përpos këtyre gjërave, Allahu bën që zemrat tona të rrahin pa pushim gjatë tërë jetës. Nëse zemrave tona iu nevojitet që të pushojnë për periudha të caktuara, sikurse motorët, sigurisht se do të vdisnim. Por zemrat tona rrahin pa pushim për dekada pa ndal dhe bën që ne të jetojmë.
Allahu ka krijuar sytë që të shohim, veshët për të dëgjuar, hundën për të marrë erë dhe gjuhën për të shijuar. Këto janë vetëm disa të mira që Allahu n’a i ka dhënë. Nuk mund t’i llogarisim të gjitha të mirat që Allahu n’a i ka dhuruar. Në një ajet, Allahu, i Cili është aq i mëshirshëm për ne, n’a drejtohet kështu:
Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t'i numëroni të mirat e All-llahut nuk do të mundë të arrini t'i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës. (Ibrahim:34)
Siç kemi kuptuar nga Kur’ani, të qënit jofalenderues për të gjitha këto të mira, duke harruar se të gjitha të mirat vijnë nga Allahu dhe mos falendrimi Atij për të gjitha që Ai i ka bërë për ne, është një sjellje e ligë. Allahu nuk i do jomirënjohësit. Si mirënjohje për të mirat e Tij, Allahu kërkon vetëm që të adhurohet, të jemi mirënjohës ndaj Tij, dmth., t’i falenderohemi. Urdhëri i Tij tregohet në këtë ajet kuranor:
All-llahu ju nxorri nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues. (Nahl: 78)
E ju (besimtarë), hani, pra, nga të mirat që ua dha All-llahu, të lejuara e të pastra, jini mirënjohës për dhuntitë e All-llahut, nëse jeni të sinqertë në adhurim vetëm ndaj Tij. (Nahl: 114)
Ai është që ua krijoi të dëgjuarit, të parit dhe të kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirënjohës. (Mu’minun:78)
Në një ajet tjetër, tregohet për ata që kanë dashurinë më të madhe në Allahun:
E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur që dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu është ndëshkues i rreptë. (Bekare: 165)
Allahu mbron dhe ushqen nënën tënde, babanë dhe të gjithë të tjerët. Neve të gjithve n’a nevojitet Allahu. As prindërit e as ne nuk mund të bëjmë këto gjëra. Për këtë arsye, duhet dashur Allahun dhe të shpresojmë në Të.
Duke dashur Allahun më shumë se çdogjë tjetër, shpresimi në Të dhe duke ditur se Ai n’a ka dhuruar çdogjë janë ndër vetitë më të mira me të cilat i do Allahu.
Si duhet të sillemi me njerëzit tjerë?

Allahu ndalon njerëzit që të jenë arrogantë, gënjeshatarë, të përqeshin dikend apo të jemi kryelartë. Të qënit modest dhe i ndershëm janë tiparet që më së shumti Allahu i do.
Njerëzit shpesh jetojnë nën ndikimin e njerëzve përreth. Nëse kanë shokë të këqinj, ata mund të ndikojnë keq në ta. Por personi që beson në Allahun dhe e di se Ai vazhdimisht e sheh atë kurrë nuk i shmanget veprave të mira, pa marrë parasysh se çfarë janë kushtet. Ai bëhet si shembull për njerëzit tjerë të pandershëm dhe të prirur për gjëra të liga. Allahu i do njerëzit e qëndrueshëm. Shprehja “qëndrueshmëri” në Kur’an nuk është e kufizuar të qënit i qëndrueshëm vetëm gjatë vështirësive, por të qënit i qëndrueshëm në secilin çast të jetës. Qëndrueshmëria e besimtarit nuk ndërrohet sipas njerëzve apo ngjarjeve. Për shembull, dikush me frikë të vogël nga Allahu mund të jetë i mirë ndaj dikujt nga i cili pret që të ketë përfitim, por dështon që të shfaq këtë qëndrim në mënyrë konsekuente. Kur dikush sheh se interesat e tij preken, mundet befas të ndryshojë. Besimtari, pa marrë parsysh, me pedanteri i largohet sjelljes së keqe. Ai sjellet ndaj tjerëve me sjellje të shkëlqyeshme dhe është i bindur se duhet vepruar ashtu, pa marrë parasysh rrethanat apo qëndrimet e njerëzve tjerë. Edhepse mund të jetë i inatosur, ia del që të kontrolloj vetveten dhe të tregojë qëndrueshmërinë e tij. Në një ajet, Allahu urdhëron njerëzit që të garojnë në qëndrueshmëri:
O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut. (Ali Imran: 200)

Qëndrueshmëria e profetëve të përmendur në Kur’an janë shembuj të mirë për ne. Siç iu kujtohet, vuajtja e Ejubit, paqja qoftë mbi të, ka zgjatur shumë. Por ky shërbtor bujar i Allahut tregoi qëndrueshmëri dhe iu lut Allahut. Allahu iu përgjegj lutjeve të tij dhe e çliroi.
Nuhu, paqja qoftë mbi të, shfaqi qëndrueshmërinë e tij kur e përqeshnin njerëzit kur donte t’a ndërtonte anijen. Ai qëndroi i qetë dhe i këshillonte. Këto janë shembuj të jashtëzakonshëm të qëndrueshmërisë të treguar nga këta bujarë. Allahu tregon në shumë ajete se Ai i do shërbtorët e Tij që janë të qëndrueshëm.
Allahu, në të kundërtën, nuk i do arrogantët. Nuk i gëzojnë të gjitha të mirat të gjithë njerëzit njësoj. Disa kanë shtëpi dhe auto të bukura derisa të tjerët s’kanë asgjë, por me rëndësi janë sjelljet e mira. Për shembull, duke munduar dikush se është më superior se tjeri pasi ka veshje më të mira është një sjellje që fyen Allahun. Pasiqë Allahu n’a urdhëron që të çmojmë njerëzit për kah besimi i tyre, e jo me dukjen.
Për Allahun, masa e superioritetit nuk qëndron në pasuri apo fuqi, bukuri apo forcë. Allahu çmon njerëzit sipas tekuasë (frikë-respektit ndaj Allahut), dashurisë që ndjenë ndaj Tij, besnikëria dhe zotimi i tyre se do të jetojnë në pajtim me vlerat e Kur’anit. Këto janë kriteret për të vlerësuar superioritetin e dikujt para Allahut. Në Kur’an, Allahu tregon rrëfimin për Karunin, si mësim për ne.
Karuni ishte një njeri shumë i pasur. Ai ishte aq i pasur saqë çelësat e pasurisë së tij mbaheshin tek disa njerëz. Injorantët kishin dëshirë të madhe që të jenë si Karuni dhe donin të kishin krejt çfarë ai kishte. Por Karuni ishte një arrogant dhe njeri që lëvdërohej për së tepërmi dhe nuk i bindej Allahut. Ai mohonte se Allahi ishte Ai që ia kishte dhuruar tërë pasurinë e tij. Kështuqë, Allahu i solli një fatkeqësi të tmerrshme Karunit: ai dhe e tërë pasuria e tij u zhdukën për vetëm një natë. Në këtë fatkeqësi të tmerrshme, ata që dëshironin që të bëhen sikuar ai u gëzuan që nuk ishin në vendin e tij. Ata të gjithë e vlerësuan këtë si dënim nga Allahu. Karuni është përdorur si shembull në Kur’an kështu:

Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri sa që një grup i fuqishëm mezi bartin çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: "Mos u kreno aq fortë sepse All-llahu nuk i do të shfrenuarit!" (Kasas: 76)
Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e vet, e ata që kishin synim jetën e kësaj bote thanë: "Ah, të kishim pasur edhe ne si i është dhënë Karunit, vërtet ai është fatbardhë!" E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: "Të mjerët ju, shpërblimi i All-llahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, po atë nuk mund ta arrijë kush përveç durimtarëve!" Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe, veç All-llahut nuk pati që ta mbrojë e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet.E ata që dje lakmuan të ishin në vendin e tij, filluan të thonë: "A nuk shihni se All-llahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur All-llahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh, do të na sharronte në tokë edhe neve; sa habi, se si jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim!" (Kasas: 79-82)
Kur’ani n’a njofton se “përgojimi” dhe “shpifja” janë disa tipare tjera që Allahu nuk i do. Përgjimi në gabimet e dikujt, shpifja dhe bërja e dikujt si objekt për tallje janë sjellje që personi që ka frikën e Allahut duhet t’i shmanget me çdo kusht. Në Kur’an Allahu ndalon shpifjen dhe përgojimin. Në këto ajete tregohet kjo:
O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njeri tjetrit, dhe mos përgjoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshrues, Ai pranon shumë pendimin. (Huxhurat:12)
Siç është e qartë nga ajeti, Allahu tregon në Kur’an se shpifja është e neveritshme sikurse me hëngër mishin e vëllait të vet të vdekur. Allahu n’a tregon se si të sillemi drejt në jetën tonë të përditshme. Jeta është një mundësi e dhuruar nga Zoti ynë që të shkojmë rrugës së vërtetë. Sot, shumica e njerëzve janë të pavetëdijshëm për këtë. Në vend që t’u binden urdhërave dhe këshillave të Allahut, ata kërkojnë këtë gjetiu. Duke qenë nën ndikimin e filmave që shohin apo këngëve që dëgjojnë, ata adoptojnë vlera të gabuara. Për shembull, të rinjtë që shohin një hero të pamëshirshëm dhe të vrazhdët në film zakonisht fillojnë t’a imitojnë atë menjëherë pasi të dalin prej kinemasë.

Njeriu i mençur dhe i sinqertë, sidoqoftë, çdoherë shfaq tipare karakteristike me të cilat Allahu është i kënaqur. Profetët janë ata që duhet t’i pasojmë. Tiparet karakteristike që duhet t’i kemi janë ato me të cilat Allahu është i kënaqur. Këto janë të qënit i mëshirshëm, falës, modest, i thjeshtë, i qëndrueshëm dhe i bindur ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij. Dikush që adopton këto vlera bujare nuk pranojnë që të përfshihen në mosmarrveshje; ai më me dëshirë i rregullon ato dhe tregon tolerancë. Në vend që të bëhet arrogant dhe i padëgjueshëm ndaj prindërve të vet, Kur’ani n’a urdhëron që të jemi të dëgjueshëm dhe respektues. Në Kur’an, Allahu thekson rëndësinë e të qënit respektues ndaj prindërve tanë:
Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël". (Isra:23-24)

Duke qenë i dëgjueshëm ndaj prindërve, duke mos treguar as shenjën më të vogël të iritimit ndaj tyre duke klithur “Uh” dhe duke qenë çdoherë i mëshirshëm dhe zemërbutë ndaj tyre është një tipar karakteristik i rëndësishëm që Allahu kërkon nga ne. Duke treguar këto tipare të dy palët do të fitojnë kënaqësinë e Allahut dhe n’a bën jetën më të lumtur dhe më të qetë. Kjo mund të arrihet vetëm nëse këto tipare karakteristike të cilat lëvdërohen në Kur’an, kur dikush jeton jetën sipas Islamit. Jobesimtarët shumë vështirë mund të mishërohen me këto tipare bujare. Duhet që të shmangesh shembullit të këtyre njerëzve dhe duhet çdoherë që t’a kesh në mendje këtë ajet: “A mos menduat ju se do të hyni në xhennet e All-llahu pa i ditur (pa u vërtetua në praktikë) se cilët prej jush kanë luftuar, dhe pa u ditur cilët prej jush ishin të durueshëm.” (Ali Imran:142) Kurrë mos harro se Allahu do të doj më shumë dhe të shpërblej me më shumë të mira kur je i qëndrueshëm, i thjeshtë, vetëflijues, zemërgjerë, dhe kur sillesh drejt.
ADHUROJE ALLAHUN

Allahu, Krijuesi i çdogjëje brenda dhe jashtë teje, ka fuqi të pakufishme. Zoti ynë n’a ka krijuar dhe n’a urdhëron që t’i nënshtrohemi Atij dhe të sillemi drejt siç është përshkruar në Kur’an. Çdogjë që Allahu kërkon nga ne është adhurim. Agjërimi, lutja, të qënit mirënjohës ndaj Allahut, të qënit i paluhatshëm, si dhe angazhimi në punë të mira janë vetëm disa nga veprat e adhurimit.
Por shumica e njerëzve, përkundër asaj se janë të vetëdijshëm për përgjegjësitë e tyre, nuk dëshirojnë që të pranojnë këtë. Për shkak të arrogancës së tyre mëkatare shumë vështirë e kanë që të nënshtrohen Allahut. Ata nuk dëshirojnë që të dëgjojnë fjalët e Allahut pasi e marrin veten si shumë të rëndësishëm. Duke refuzuar faktin se Allahu i ka krijuar, ata marrin guxim dhe i kundërvihen Atij. Edhepse është Allahu i Cili ka dhënë atyre zemrën, veshët, shëndetin, dhe thënë shkurtimisht, çdogjë në këtë botë, ata nuk i janë mirënjohës Atij për të gjitha këto të mira.
Por këta njerëz do të pendohen shumë. Duke qenë jomirënjohës dhe arrogant do t’iu kushtojë atyre jetë me probleme të vazhdueshme në këtë botë dhe pendim të thellë në botën e mëpastajme. Mosmirënjohja (kufri) që ata shfaqin në këtë botë do të shpie në zjarrin e Xhehenemit.
Çdokush që nuk dëshiron që të përjetojë pendimin dhe të bëhet njëri prej atyre që do të hyjnë në zjarr duhet që të jenë mirënjohës ndaj Allahut. Allahu dëshiron nga ne që të jemi mirënjohës ndaj Tij dhe të lutemi e të adhurojmë vetëm Atë dhe si mirënjohje për të gjitha të mirat që Ai n’a i ka dhuruar. Në këtë mënyrë, kur i sheh të mirat e bukura dhe të përsosura përreth teje- të cilat nuk kanë mundur që të krijohen vetvetiu- duhet kujtuar Allahun dhe të falenderosh Atë. Mos u bë prej atyre që dështjnë në vërejtjen dhe çmuarjen e ndonjërës nga këto të mira. Në Kur’an, Allahu n’a urdhëron që të praktikojmë format e adhurimit përndryshe nga mirënjohja që duhet bërë Atij. Të falurit pesë herë në ditë, agjërimin gjatë muajit Ramazan, dhënien e zekatit (apo taksën e pasurisë) si dhe shkuarjen në haxhxh (peligrinazhi në Mekë së paku një herë gjatë jetës) nëse keni mundësi janë format tjera të adhurimit që Allahu kërkon nga ne.
Të falurit pesë herë gjatë ditës dhe duke e vendosur rregullin e të falurit në jetën tonë të përditshme, në familje dhe bashkësi tona n’a mundëson që të sjellim në mend për dobësitë tona si shërbëtorë para Allahut. Është një akt adhurimi që duhet të manifestohet në kohë të caktuara. Allahu n’a njofton në Kur’an se forma e adhurimit n’a ndihmon që të përmbahemi nga veprat e liga me të cilat Allahu fyhet.
Agjërimi është gjithashtu një formë e adhurimit e urdhëruar në Kur’an. Gjatë muajit të Ramazanit, Allahu kërkon nga ne që mos të hamë dhe mos të pijmë gjatë ditës. Duke plotësuar këtë formë të adhurimit, ne shfaqim qëndrueshmërinë tonë duke qëndruar për një kohë të caktuar pa ujë dhe pa ushqim.
Duke paguar zekatin, nga ana tjetër, që është dhënja e një pjese nga pasuria e dikujt nevojtarëve dhe të varfërve si dhe të tjerëve që e marrin atë. Si format tjera të adhurimir, plotësimi i saj është shumë i rëndësishëm pasiqë largohemi nga koprracia dhe shfaqim vetflijim që janë tipare me të cilat fitohet kënaqësia e Allahut. Përveç kësaj, duke paguar zekatin përmirësohet bashkëpunimi mes njerëzve dhe fisnikëron shpirtin e njeriut.
Lutja është mënyrë që t’i afrohemi Allahut
Allahu i jep rëndësi të madhe lutjes. Allahu tregon për rëndësinë e lutjes në ajetin në vijim: “Thuaj: "Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirur të besoni)...“ (Furkan:77) Siç tregojnë këto ajete, vlera e personit para Allahut varet nga lutja gjegj. të falurit e tij. Kjo është kështu pasi njeriu i cili falet lutet për atë dhe kërkon atë vetëm nga Allahu. Allahu është Pronari i çdogjëje. Allahu krijon çdogjë që neve n’a nevojitet. Merre, për shembull, ushqimin që është thelbësor për jetën e njeriut. Allahu krijoi perimet, pemët, zogjtë, pulat, lopët etj. Allahu krijoi prindërit tuaj dhe të gjithë njerëzit tjerë përreth. Allahu, i Plotëfuqishëm, i pajis njerëzit me trup, mendje, dituri, fuqi, shëndet dhe mundësitë që ata i gëzojnë.
Siç theksuam më herët, Allahu krijoi të gjitha këto të mira për ne. Ne ushqimin që e hamë, ia kemi borgj Allahut. Ngjajshëm, i kemi borgj Allahut edhe aftësinë për të ngrënë këtë ushqim. Mendo për këtë gjë tani! Si do të kishe mundur që të përtypësh ushqimin pa dhëmbë? Si do t’a tretshe ushqimin në lukthin tënd? Çfarë rëndësie do të kishte ushqimi nëse nuk do t’a kishim sistemet për tretje?
Ushqehesh nga vullneti i Allahut. Pasi Allahu është Ai i cili i dhuron të gjitha këto të mira, Allahu është Ai që ne duhet t’i lutemi nëse dojmë diçka apo që të kemi diçka. Si rrjedhim, duhet që të gjitha t’i kërkojmë nga Zoti ynë.
Një shembull do t sqarojë këtë gjë më mirë: e shtyp ndërpresin që t’a ndezësh dritën. A mund të thuash se ndërpresi e ka krijuar dritën? Natyrisht se jo. Ndërpresi është vetëm një mjet, ndërsa kabllot janë ato që e transmetojnë rrymën elektrike. Në këtë botë, Allahu ka krijuar shkaqet për secilin efekt. Ai krijoi ujin. Nëpër pendë ky ujë kalon nëpër turbina masive, dhe në këtë mënyrë prodhohet energjia elektrike. Kabllot transmetojnë elektricitetin dhe përfundimisht poqi elektrik e transformon rrymën elektrike në dritë. Por fakti është se Allahu e ka krijuar dritën. Nëse Allahu dëshiron, Ai mund të krijonte rrymën elektrike pa këto shkaqe. Por, Zoti ynë dëshiron që ne të përdorim mendjen tonë, të mendojmë, të përfillim se çfarë ka krijuar Allahu, dhe në këtë mënyrë të besojmë.
Duhet liruar rubinetin që të marrim ujë nga kroni. Por a mund të thuhet se gypat apo rubineti krijon ujin? Si në rasin e ndërpresin, rubineti është vetëm një mjet, por jo edhe shkak. Ky është një pikëvështrim që duhet adoptuar, kjo gjithashtu edhe shpjegon se neve n’a nevojitet që t’i lutemi Allahut, pasi Allahu ka krijuar çdogjë. Një listë e arsyeve pse duhet falenderuar Allahun dhe duhet lutur Atij do të mund të mbusheshin me miliona vëllime librash. Për këtë shkak ekzistenca e njerëzve përreth teje që nuk i kushton rëndësi aq të madhe këtyre çështjeve duhet që mos t’a ndërrojë mendjen ty. Mungesa që t’a përdorin mendjen e tyre dhe mospërfillja e të të menduarit drejt i dërgon ata në një gabim të madh.
Allahu n’a njofton për fundin që i pret këta njerëz. Shpërblimi apo dënimi ynë në jetën e mëpastajme varet se si jemi sjellur në këtë botë dhe sa jemi përpiqur që t’i afrohemi Allahut. Çdo njeriut do t’i shpaguhet në jetën e pastajme për atë se çfarë ka punuar.
-Si mund të lutemi?
Duke pasur në mendje fuqinë dhe madhështinë e Allahut, duke pasur frikë-respekt ndaj Tij si dhe duke u falur me modesti dhe fshehurazi janë thelbësore për lutje. Allahu n’a njofton se si duhet lutur në Kur’an:
Lutnie Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë. (A’raf:55)
Lutja nuk është e kufizuar me kohë apo vend. Mund të mendojmë në Allahun dhe t’i lutemi Atij në çdo çast. Allahu n’a urdhëron në Kur’an kështu:
Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit! (Ali Imran: 191)
 Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juvem (me shpërblim). Më falënderoni e mos Më mohoni. O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtetë All-llahu është me durimtarët. (Bekare:152-153)
Allahu n’a jep në Kur’an shembuj të ndryshëm për mënyrën e lutjes. Disa nga lutjet e profetëve dhe besimtarëve tregohet me sa vijon:

 

Nuhu) Tha: "Zoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të (mos) kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jam i humbur!" (Hud: 47)
Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes - luteshin): "Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!" Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtetë Ti je që falë, je mëshirues!" Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që t'u lexojë atyre ajetet Tua, t'u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t'i pastroj (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S'ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi. (Bekare: 127-129)
(Pasi iu plotësua dëshira Jusufi tha) Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet, më mësove mua komentimin e ëndërrave; o Krijues i qiejve e i tokës, Ti je kujdestar imi në dynja e në Ahiret, më bën të vdes mysliman dhe më bashko me të mirë!" (Jusuf: 101)
E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: "Zoti im, më mundëso që të falënderoj të mirat Tuaja që m'i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më shtie në mesin e robërve Tuaj të mirë!" (Neml:19) 
Thuaj: "O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do dhe e përul atë që do, e lartson atë që do. Çdo e mirë është në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë!" (Ali Imran: 26)

Ai (Musai) tha: "Ma zgjëro (më ndihmo) gjoksin tim! Dhe më lehtëso në këtë punë timen! Më zgjidh nyjen e gjuhës sime! Që ta kuptojnë fjalën time! Më cakto një ndihmëtar nga familja ime, Harunin, vëllain tim, Që me të të ma forcosh fuqinë time, Bëma shok atë në punën time, Në mënyrë që të madhërojnë Ty më shumë, Dhe të përkujtojnë Ty shpesh. Vërtet, Ti je Ai që na sheh dhe na i di punët". (Ta Ha: 25-35)
Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit! Zoti ynë, atë Ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar; për mizorët nuk ka ndihmëtarë! Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pas vdekjes na bashko me të mirët! Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarëve Tu, na e premtove dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!" Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri por ata që u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe emigruan, u munduan vetëm pse ishin në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, atyre patjetër do t'ua shlyej mëkatet e tyre dhe do t'i vejë në xhennete në të cilët burojnë lumenj. Ai është shpërblim nga ana e All-llahut, se më i miri i shpërblimeve është tek All-llahu. (Ali Imran: 191-195)
VDEKJA DHE JETA NË BOTËN E PASTAJME

Disa njerëz vdekjen e konsiderojnë si fund përfundimtar. Por e vërteta është se vdekja është vetëm një formë kaluese nga jeta e kësaj bote në botën e mëpastajme. Është sikurse një portë për jetën e përtejme. Nga ana tjetër e kësaj porte, është jeta e botës së pastajme, dhe se a do të shpërblehemi me xhennet apo do të dënohemi me xhehennem varet krejtësisht nga besimi në njëshmërinë e Allahut dhe miratimin e Allahut për veprat dhe sjelljet tona në këtë botë.
Vdekja është vetëm një fund për një kohë të caktuar. Ësht e njejtë me ramjen e zilës në shkollë kur tregohet se ka përfunduar provimi. Allahu n’a ka dhënë periudha të ndryshme për secilin njeri. Disa kanë 30 vjet, ndërsa disa tjerë gëzojnë jetë të gjatë deri në 100 e më tepër vjet. Ashtu siç Allahu ka përcaktuar datën e lindjes, që është fillimi i provimit tënd, Allahu vendos edhe për kohën se kur do të përfundojë kjo periudhë. Me fjalë tjera, vetëm Allahu e di se në çfarë moshe do të vdesësh.
Si duhet t’a konsiderojmë vdekjen?
Vdekja, që është fundi i periudhës së provimit për këtë botë, është burim i lumturisë dhe i kënaqësisë për besimtarin. A mundet dikush që të ndiej keqardhje për dikend që e ka kryer provimin me sukses, apo jo?
Pikëllimi për dikend që vdes është gati qesharake. Është e vërtetë që e humb dikend që e ke të afërm apo dikend që e do, por besimtari e di se vdekja nuk është ndarje e përhershme, dhe se ai që vdes vetëm ka kryer periudhën e vet të provimit. Ai e di se në botën e pastajme, Allahu do t’i bashkojë muslimanët që jetojnë sipas urdhërave të Tij dhe do t’i shpërblejë ata me xhennet. Në këtë rast, njerëzit në vend që të ndiejnë pikëllim, do të duhej që të ndihen shumë të lumtur. Allahu mund të n’a e merr shpirtin në çdo moment. Prandaj, ne duhet që të përpiqemi të fitojmë kënaqësinë e Allahut.
Si përfundim, mund të thuhet se vdekja nuk ësht një përfundim por është vetëm një derë që të kalohet në botën e pastajme. Jeta e mëpastajme është jeta e vërtetë dhe do të zgjas deri në amshim, kështuqë duhet që të përgaditemi për të. A mendon se njeriu që hyn në provim dëshiron që ky provim të zgjasë pambarim? Natyrisht se jo. Ai dëshiron vetëm që të përgjigjet saktësisht pyetjeve dhe t’a lëshojë klasën. Në këtë botë, njeriu duhet që të përpiqet që të kalojë provimin, të fitojë kënaqësinë e Allahut dhe të shpërblehet me xhennet. Në këtë botë, synimi kryesor i njeriut duhet që të jetë dashuria ndaj Allahut dhe të fitohet kënaqësia e Tij. Kjo është kështu pasiqë, Zoti ynë, i Gjithë-Mëshirshëm, n’a do dhe n’a mbron në çdo çast. Një ajet kuranor, citon fjalët e njërit nga profetët:
“...Vërtet, Zoti im është përcjellës (ruajtës) i çdo sendi". (Hud:57)
Bota e pastajme
Allahu përshkruan natyrën e përkohshme të kësaj bote në shumë ajete kuranore dhe thekson se vendbanimi i vërtetë i njeriut është bota e pastajme. Njeriu i cili sprovohet në këtë botë një ditë do të merret nga vdekja dhe në këtë mënyrë do të fillojë jetën në botën e pastajme. Kjo jetë është e pafundme. Është jetë e amshueshme, ku shpirti i njeriut nuk do të zhduket. Allahu krijoi të mira të panumërta në këtë botë. Ai krijoi jetën në këtë botë për të parë se si do të sillemi dhe do t’i kthejmë këto të mira që ne i gëzojmë. Si shpërblim gjegjësisht dënim Allahu ka krijuar gjithashtu xhennetin dhe xhehennemin. Allahu n’a informon se si njeriu do të shpaguhet në praninë e Tij në jetën e pastajme:
Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetë fish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë. (En’am: 160)
Allahu është shumë i mëshirshëm ndaj njerëzve. Ai i shpërblen ata me bujari. Por ata që meritojnë dënimin do të shpaguhen vetëm sa për veprat e tyre të liga. Allahu nuk i bën askujt të keqe. Njerëzit mund t’i treajtojnë njerëzit tjerë me padrejtësi. Në këtë botë, fajtori mund t’i mashtrojë tjerët, por në botën e pastajme nëse nuk beson në Allahun dhe njëshmërinë e Tij, sigurisht se Allahu do t’a dënojë, por nëse është musliman, Allahu atëherë mund t’a dënojë apo t’a falë. Allahu sheh dhe di çdogjë, dhe në këtë mënyrë shpaguan çdo vepër.
Xhenneti dhe xhehennemi (Parajsa dhe Ferri apo Kopshti dhe Zjarri)
Xhenneti dhe xhehennemi janë dy vende të ndara ku njerëzit do të kalojnë jetën e tyre pas vdekjes. Prapë Kur’ani n’a sjell informatë të saktë për këto vende.
Mund të kesh parë pamje të bukura apo në film ndonjë pejsazh të mahnitshëm. Këto janë vende në të cilat do të dëshirojë të jetoje përgjithmonë. Xhenneti është pakrahasueshëm edhe më i bukur se sa këto vende. Edhe ushqimin që do t’a shijojnë besimtarët është shumë më e shijshme sesa ushqimi në këtë botë.
Allahu, Krijuesi i të gjitha bukurive në botë, n’a informon se Ai ka krijuar bukuri edhe më të mrekullueshme në xhennet për besimtarët e sinqertë.
Telashet e kësaj bote n’a bëjnë të kuptojmë më mirë bukurinë e xhennetit
Ne përjetojmë shqetësime të ndryshme në këtë botë. Sëmuremi, mund të thejmë ndonjë dorë apo këmbë, n’a vie të ftohtë apo të nxehtë, n’a dhemb barku, lëkura n’a dëmtohet, etj. Shiko në fotot e prindërve tuaj kur kanë qenë të rinj dhe shiko tani fytyrat e tyre. Do të vëresh shumë lehtë ndryshimin. Allahu veçanarisht ka krijuar dobësi të tillë për njeriun në këtë botë. Asnjëra nga këto nuk ekzistojnë në botën e mëpastajmesi të lamërohet dobësia, ne do të dijmë t’a çmojmë më tepër vlerën e xhennetit. Fitimi i xhennetit zhduk të gjitha telashet. Vetëm mendo për të gjitha pakënaqësitë e kësaj bote... Asnjëra prej tyre nuk ekziston në botën e pastajme. Xhenneti është i zbukuruar me të mira ashtuqë njeriu t’i gëzojë ato. Gjërat më të mira që ne mund t’i hamë dhe pimë në këtë botë e ka shembullin e vet por të përsosur në xhennet. Njeriu kurrë nuk ndien të ftohtë apo të nxehtë në xhennet. Ai kurrë nuk sëmuret, frikohet, hidhërohet apo plaket. Nuk mund të gjesh as një njeri të sëmurë atje. Kjo është kështu pasiqë njerëzit e ligë, ata që nuk kanë besuar Allahun dhe e kanë mohuar Atë, gjenden në xhehennem, hidhërohen, bërtasin apo lëndojnë të tjerët. Të gjithë njerëzit e mirë që me të vëretë kanë besuar në njëshmërinë e Allahut dhe sjellën ashtuqë të fitojnë kënaqësinë e Allahut , të tillët meritojnë xhennetin dhe do të jenë atje, duke jetuar si miqë përgjithmonë.
Nga Kur’ani mësojmë se gjëra të mrekullueshme ekzistojnë në xhennet: shtëpi madhështore, kopshte me hije dhe lumenj të rrjedhshëm që shtojnë kënaqësinë e njerëzve në xhennet. Në të vërtetë, çfarë paraqitëm më lartë është vërtetë e pamjaftueshme që të përshkruhen të gjitha të mirat e xhennetit. Bukuria e xhennetit është më e largët se imagjinata jonë. Në Kur’an, Allahu n’a njofton se në xhennet, njeriu do të fitojë më shumë sesa që ai pret. Paramendo se dëshiron të kesh diçka apo të shkosh ndokund. Me vullnetin e Allahut, do t’i kesh për një çast të vetëm. Në një ajet Allahu thotë kështu:
... ku do të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. (Fussilet: 39)
Disa nga ajetet në Kur’an që tregojnë bukurinë e xhennetit janë:
Shembulli i Xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm) në të cilin ka lumenj me ujë për pije, lumenj mga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njejtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre? (Muhammed:15)
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do t'u bëjmë vend të lartë në Xhennet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë; sa i mirë është shpërblimi për ata që vepruan. (Ankebut:58)
Xhennetet e Adnit janë që do të hyjnë në to, aty do të stollisen me rrethdorëza nga ari e margaritari, e petkat e tyre janë të mëndafshta. (Fatir: 33)
Ata të Xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi. Ata dhe shoqet e tyre janë nën hijet të mbështetur në kolltukë. Aty kanë pemë dhe çka të duan. (Ja Sin: 55-57)
Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba). Të bananeve me fruta palë-palë. Nën hije të përhershme. Pranë ujit rrjedhës. Edhe ndër pemë shumë llojesh. Që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara. Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta). (Wakia: 28-34)
Allahu gjithashtu n’a informon se njerëzit që meritojnë xhennetin do të qëndrojnë aty përgjithmonë:

Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e Ne as që obligojmë ndoken çka nuk ka mundësi (të veprojë), të tillët janë banues të Xhennetit dhe në të janë përgjithmonë. (A’raf: 42)
Në esencë, besimtari gëzohet kur fiton kënaqësinë e Allahut. Duke e ditur dhe ndier këtë është kënaqësia më e madhe që dikush mundet me e pasë në këtë botë.
Dënimi në xhehennem do të zgjasë deri në amshim
Njerëzit që kundërshtojnë Allahun dhe refuzojnë të pranojnë ekzistencën e Tij gjithashtu do të shpaguhen për atë që kanë punuar. Ata nuk pranuan Allahun apo nuk kanë besuar se Ai është Një i Cili krijoi çdogjë, dhe ata shfaqën arrogancë, nuk manifestuan aktet e adhurimit që është pritur nga ata dhe në këtë mënyrë kanë kundërshtuar në këtë botë. Si kundërpërgjegje për këtë, ata do të dënohen në xhehennem.
Disa njerëz kryejnë krime të ndryshme në këtë botë. Në situatat kur nuk i sheh askush, ata mund të mbesin të padënuar. Por këta njerëz nuk dijnë se Allahu i ka parë ata çdo moment, dhe se Ai i di edhe mendimet e tyre të fshehura.
Çdokush do të shpaguhet për veprat e tyre të mira dhe të liga të bëra. Allahu ka drejtësi të pakufishme, dhe në ajetet kuranore Ai jep lajme të mira se bile bile edhe veprat më të vogla të mira do të shpërblehen me bollëk. Pa marrë parasysh, Allahu kërcnon njerëzit që nuk e besojnë Atë, që nuk punojnë në pajtueshmëri me urdhërat e cekura në Kur’an dhe mendojnë se nuk ka jetë pas vdekjes.
Xhehennemi është pagesë për fajtorët dhe ata që kanë bërë punë të liga duke kundërshtuar Allahun. Allahu shpjegon gjendjen e këtyre njerëzve në Kur’an kështu:
Ata që fenë e tyre e morrën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e dynjasë. Sot, pra, Ne i harrojmë ata sikurse e patën harruar takimin e kësaj dite të tyre dhe, sikurse i refuzonin argumentet Tona!" (A’raf: 51)
Në xhehennem një dënim i dhimbshëm, që nuk krahasohet me asnjë dhimbje të kësaj bote, i pret të gjithë njerëzit e xhehennemit. Xhehennemi është vend i mbushur me frikë, dhimbje, dëshprim dhe vuajtje. Njerëzit e xhehennemit i luten Allahut dhe kërkojë që të largohen nga aty. Por kur të hysh në xhehennem, është shumë vonë për pendim. Përmendëm më parë pendimin e faraonit. Allahu i jep mundësi njeriut deri në çastin e vdekjes. Si të vdes dhe fillon jetën e tij të ardhshme, sido që të jetë, pendimi nuk do të ketë më vlerë.
Njerëzit e xhehennemit jetojnë deri në amshim një jetë më të keqe se kafshët. I vetmi ushqim që ata kanë janë frutet e gjembave të hidhur të drurit të quajtur Zakum. Pirja e tyre është gjaku dhe qelbi. Me lëkurë të çarë, me mish të djegur, dhe me gjakun e shpërndarë në të gjitha anët, ata jetojnë një jetë mizore. Me duar të lidhura për qafe, hedhen në mes të zjarrit. Përveç kësaj, kjo jetë zgjatë deri në amshim.
Shumë njerëz besojnë se xhehennemi është një vend i përkohshëm, se pasi që të dënohen për veprat e bëra të liga, ata do të dërgohen në xhennet. Gjykimi për këto gjëra i përket Allahut, i Cili n’a tregon këtë gjë në Kur’an:
Kundër tyre është zjarri i mbyllur. (Beled: 20)
E atë (e bënin) ngase ata thonin: "Neve nuk do të na djegë zjarri vetëm për pak ditë të numëruara, e ajo që shpifën për fenë e tyre, i mashtroi keq. (Ali Imran: 24)
Sidoqoftë, çfarë një musliman që di për gabimet e veta dhe veprat e liga duhet bërë është që të pendohet, falet dhe të kërkojë falje nga Allahu. Në Kur’an, Allahu n’a informon se Ai do të n’a falë për çdo vepër të keqe vetëm nëse pendimi ynë është i sinqertë. Ajeti gjegjës tregon:
Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!" (Zumer: 53)
Është e rëndësishme për një njeri të dij për gabimet e veta dhe që të kërkojë nga Allahu falje për to ashtuqë t’i shmanget pendimit të amshueshëm në jetën e pastajme, dhe të shpëtojë vetveten nga vuajtja e padurueshme në xhehennem.
PËRFUNDIM
Të dashur fëmijë! Në këtë libër shqyrtuam faktet më themelore dhe më të rëndësishme për jetën tonë. Pyetm si, “Çfarë është qëllimi i jetës sonë?”, “Si kërkon, Zoti ynë, i Cili krijoi neve dhe të çdogjë që n’a rrethon, që të sillemi?”, “Cilat janë përgjegjësitë që i kemi ndaj Krijuesit tonë?”,”Çfarë është jeta në botën e pastajme?”, “Pse duhet pasur frikë se do të dënohemi në xhehennem?”, etj.
Shpresoj se do të mendosh me kujdes në lidhje me këto pyetje. Tani për tani, je ende i ri, por kurrë mos harro se një ditë do të jesh një plak apo plakë.
Duhet të jenë disa njerëz afër teje që do të tregojë se je shumë i ri që të mendosh vdekjen. Por duhet pasur në mendje se askush nuk e di kur do të vie vdekja. Mund të vdesësh sot apo pas dhjetë vjetësh. Kur të mendosh për këto gjëra, menjëherë do të kuptosh se sa gjë e pakuptimtë është që të humbet koha.
Kurrë mos harro se mundesh çdoherë të gjesh arsyetim për çdogjë.
Bile bile mund edhe që t’i bindësh edhe njerëzit tjerë. Por në jetën e pastajme që fillon menjëherë pas vdekjes, nuk do të mund të bësh më asnjë arsyetim për gabimet dhe veprat e liga në praninë e Allahut, i Cili i di dhe i sheh të gjitha.
Për këtë shkak, duhet të vrasësh mendjen për këto fakte pa humbur kohë dhe duhet përpiqur që të bëhesh një njeri që Allahu e do.
..."Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti.
Vërtetë, Ti je i gjithdijshëmi, i urti!"
(Bekare:32)
 
 
  Today, there have been 3 visitors (5 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free