Kushtrimi
  Pse jemi krijuar
 


Vetëm Allahun e falenderojmë dhe vetëm prej tj ndihmë dhe falje kërkojmë. E lusim Allahun që të na ruaj prej së keqës së e cila është pasojë e vetëvetëve, punëve tona. Atë që Allahu e udhëzon, orienton për të njohur dhe pasuar rrugën e drejtë nuk ka se kush ta devojojë prej asaj dhe atë që Allahu e devijon nga rruga e drejtë nuk ka kush ta udhëzoj.
Dëshmoj se nuk ka Zot të adhuruar që meriton adhurimin me të drejtë përveç Allahut i Vetëm dhe i Pa shok dhe se Muhammedi alejhi selam është rob dhe i dërguar i Tij, mëshirë dhe paqe për të gjithë botërat.

“O ju të cilët keni besuar frikësojuni Allahut ashtu siç e meriton dhe vdekja mos t`ju gjejë vetëm se duke qenë në fenë Islame” [Ali Imran: 103]
“O ju njerëz, frikësojuni Zotit tuaj i Cili u krijoj nga një vetje të vetme dhe krijoi prej tij bashkshorten e tij, prej këtyre bashkë krijoi shumë burra dhe gra. Frikësojuni Allahut me Emrin e të Cilit përbetoheni dhe ruajeni lidhjet farefisnore ndërmjet jush, me të vërtetë Allahu është mbikqyrës mbi ju” [En Nisa: 1]
“O ju të cilët keni besuar frikësojuni Allahut dhe thoni thënie të mira dhe të drejta, e kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij me të vërtetë ka fituar fitim të madh” [El Ahzab: 70]

E në vijim: Fjala më e drejtë e më e mirë e ruajtur është fjala e Allahut, udhëzimi më i sukseshëm dhe më i drejtë është për në rrugën e drejtë është udhëzimi që ka zgjedhur Muhammedi alejhi selam. Nuk ka dyshim se punët më të këqia janë shpikjet, risitë në fenë e Allahut dhe se ç`do shpikje konsiderohet bidat dhe se ç`do bidat është humbje dhe se ç`do humbje e ka vendin në zjarr.

Të nderuar vëllezër besimtar ! Le të jetë takimi ynë sot me një pyetje e cila megjithëse e thjeshtë kërkon prej nesh meditim. Cila është kjo pyetje? “Përse jemi krijuar” ?
Kur njeriu mediton sado pak në krijim e university, qiejve, vetë trupit të tij kupton diçka tepër të rëndësishme dhe të pamohueshme e cila është se nuk ka dyshim se ka ardhur për një qëllim në këtë jetë. Se përndryshe do të përjashtohej nga ky rregull i përkryer me të cilin është përfshirë çdo krijesë dhe përjashtimi është është me pasoja, siç u panë pasojat e përjashtimit të popullit të Adit, Themudit etj. Duke nisur kështu meditimin nga trupat qiellor, galaktikat:

“Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.” [Enbija: 23]
“…Atij nuk mund t'i fshihet as në qiej e as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë”[Sebe: 3].

Për të gjitha këto Allahu i Madhëruar thotë:

“Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as nuk ka shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur” [Furkan: 2]

Ngaqë është anormale, jollogjike që disa gjera të cilat nuk llogjikojnë të bëjnë vepra kaq llogjike, gjë që detyrimisht na e obligon neve besimin në Zotin e vetëm, Krijuesin e pashembullt, Atë në dorën e të Cilit ndodhet gjithçka dhe mjafton një urdhër prej tij për çdo gjë që Ai dëshiron të bëjë, bëhet pa diskutim, çdo gjë është e mbaruar.

“Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhëri i Tij është vetëm t'i thotë: “Bëhu!” Ai menjëherë bëhet” [Jasin: 82]
Nëse njeriu, megjithëse një krijesë e dobët, problematike, me halle, strese, punë, të meta e sëmundje mundohet që kur të bëjë diçka ta bëjë me një qëllim të caktuar, për të përfitura dhe për të plotësuar, lehtësuar diçka nga të metat, paaftësitë që është krijuar në dhe me to.
Atëherë Zoti i Plotëfuqishëm - El Kadir, Rriskë sjellësi – Err rrezak, Furnizuesi, I Gjalli – El Hajj, I Përherëshmi – El Kajjum, Mbajtësi i qiejve të tokës, Sunduesi – El Melik, Krijuesi – El Khalik, I Pa të meta – El Kudus, Ai që Emrat e bukur dhe Cilësitë më të larta e absolute, përse e krijoi njeriun të cilin e cilësoi duke thënë:

“Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.” [Et Tinë: 4]

“Ç`do gjë që ndodhet në qiej e në tokë e ka nënshtruar në interesin, dobinë tuaj. Si mirësi që i ka dhuruar prej Tij.” [El Xhathije:13]

Shih ç`do gjë që të rrethon të ëhstë nënshtruar me hir, siç është rasti i ç`do gjëje që zotëron, apo me pahir kur ti e përvetson pa dëshirn e saj, siç është rasti me kafshët e egra. Ç`do gjë e ka një qëllim, po ti o njeri që me mendjen tënde të ndritur po shpik e po bën mrekullira, a e ke kuptuar përse ke ardhur në këtë botë për të shtyrë këtë jetë, atëherë më mirë për ty të mosh jesh. Nëse thua se ke ardhur për të pasur pasuri e pasardhës e katandi, atëherë hidh pak vështrimin tek një klasë gjallesash poshtë teje, nuk ka asnjë dallim ndërmjet teje dhe atyre, prandaj dhe Zoti i Cili e ngriti njeriun në ajetet e lartë përmendura kur nuk e njeh dhe e di qëllimin e krijimit i cilëson duke thënë:

“Ata janë porsi kafshët, (madje) edhe më të humbur.” [Et Tinë: 5]

Kurse njeriu, kjo krijesë e Zotit e përkryer është e mundur që të mos dijë pse është krijuar ?! Atëherë le të përqëndrohemi në përgjigjen:

“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit vetëm që të më adhurojnë, nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata. Me të vërtetë All-llahu është Furnizues i madh, Fuqiploti.” [Edh Dharijat: 56-58]

Përqëndrohu mirë vëllai im në shprehjen e Allahut: “ Il-la li ja`abudun - …vetëm se të më adhurojnë të vetëm”. Kujtoje vetën tënde sa herë që mundohesh e stërmundohesh e të mbulojnë hallet e kësaj bote, thuai vetës tënde: “O vete, mos harro qëllimin kryesor për të cilin je krijuar?” ky qëllim është të adhurosh Zotin. Dikush mund të shprehet gabimisht, të thotë: Sipas teje duhet që të rrimë vetëm në xhami…

Vëlla, Islami na mëson se qielli nuk hedh ar dhe argjend, porse gjithësecili është i ngarkuar të bëjë shkaqet, punën, mundimin.
Jo, por të mundohesh me qëllim për hir të Allahut është adhurim, të mbjedhësh në arë…, të mësosh në fakultet për hirë të Allahut është adhurim,…të lozësh është adhurim. P.sh kur del në mëngjes për punë, zyrë, nëse ke qëllim për hirë të Allahut dhe e ke qëllimin se: O Allah dola për të kërkuar Rrizkun hallall, që mos të kërkoj prej njerzve (lëmoshë), prandaj më furnizo me hallall. Bëhet adhurim. Ne shpesh dëgjojmë “puna është farz” domethënë adhurim. Nuk ka dyshim se ti dëshiron të dish se si kthehet puna në adhurim, se me të vërtetë është diçka me tepër interes, atëherë përqëndrohu me vëmendje: Ç`do punë mund të kthehet në adhurim po të ketë këto dy kushte:
1. Të bëhet për hirë të Allahut
2. Mos të bjerë (vepra që ti kryen) në kundërshtim me ndonjë urdhër të Allahut të Madhëruar. P.sh nëse thirret Ezani i Xhumasë, nëse do të thuash se puna është farz…Pasha Allahun, ti gënjen se Allahu që të ka urdhëruar, udhëzuar për të punuar është po Ai Allah që ka thënë:

“O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet Allahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini. E, kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e Allahut, por edhe përmendeni shpeshherë Allahun, ashtu që të gjeni shpëtim.” [El Xhumuah: 9-10]

Nëse do ta lësh punën dhe do t`i përgjigjesh thirrjes se ti je rob i Allahut dhe nëse nuk e lë punën por lë urdhërin e Allahut, kjo trego se ke kaluar nga rob i Allahut në “rob i epsheve të tua”. “Nëse je rob i Allahut, përgjigju” Nëse thua hë se nuk ka gjë, atëherë nuk je më robi i Allahut por rob i vetës tënde,e epshit tënd. Pra mos harro qëllimin, në çdo gjë që ti vepron, lëvizje, heshtje, shikim, meditim, të jetë qëllimi, Zoti yt, Ai që të solli në këtë botë:

“I Cili krijoi vdekjen dhe jetën për t`ju sprovuar juve se kush do të kryejë veprat më të mira.” [El Mulk: 2]

Pra, vëllai im mos harro këtë shprehje të allahut të Madhëruar “…më të mira”, pra nuk ka thënë të mira, porse “…më të mira”. Mos harro qëllimin, për shembull ai i cili pastron këpucët, po ta vështrosh do të shohësh se është i përqëndruar te këpucët e njerzëve, ndërsa, bëje qëllimin tënd të lartë të kënaqesh Krijuesin tënd dhe çdo gjë përpara teje do të përmirësohet. Puno me botën pa zemër, se e ke lënë xhami. Me kuptimin se nuk është vetëm kjo botë qëllimi yt kryesor. Edhe një herë e përsëris se adhurues i Allahut nuk do të thotë që të shkëputësh nga kjo botë, porse të dish si të veprosh në përdorim çdo gjë në të mirë dhe drejtë njësimit të Allahut. Për këtë arsye Allahu dërgoi të dërguar që ta njohin njerziminme arsyen e ekzistencës, me shkakun e krijimit që të dalin nga qorrsokakui streseve, halleve, problemeve dhe lehtësimin e tyre. Për këtë arsye Allahu i Madhëruar zgjodhi për ne Islamin si Fe të përplotësuar dhe se Allahu nuk pranoife tjetër përveç saj, siç thotë Allahu në Kur`an:

“Me të vërtetë feja e pranuar tek Allahu është Isami dhe kushdo që ndjek fe tjetër për të adhuruar Zotin e tij nuk do t`i pranohet dhe Dtën e Gykimit do të jetë prej të humburve” [Ali Imran: 75]

Fe bazë e të cilës është Kur`ani (Libri i Allahut) dhe sunneti (fjalët, veprat, rrugaa që ka ndjekur i Dërguari Muhammedi alejhi selam).
Kur`ani, fjala e Allahut që ka buruar prej Tij, pa kurrëfarë dyshimi nëpërmjet ëngjëllit Xhibril tek Muhammedi alejhi selam. Muhammedi alejhi selam nuk e ka thënë Kur`ani është nga vetja tij, epshet e tij, çdo gjë që fliste ishte shpallje hyjnore nga Allahu i Madhëruar.

“Muhammedi nuk flet nga vetja e epshet e tij” [En Nexhm: 3-4]

Dhe jo siç thonë “intelektualët” injorantë përpara gjithë njerzimit “Kur`anit të shkruar Muhammedi”. I mjeri ky për vetën e tij, kur dihet historikisht se Muhammedi as shkruante, as lexonte dhe se Kur`ani është libër i Shpallur, jo i shkruar nga Muhammedi. Edhe më e keqja se ka kaluar gjithë kjo kohë nga gabimi i madh fatal edhe as që kërkohet falje megjithëse kanë kaluar kaq ditë. Allahu i Madhëruar thotë:

“Ne e zbritëm Kur`anin dhe Ne do ta mbrojmë atë” [El Hixhr: 9]

E lusim Allahun që të na dhurojë prej begative të tij që të kuptojmë dhe meditojmë në ajetët e Tij. Allahun e lus që të na i fal gjynahet tona, me të vërtetë Ai është Falës, Mëshirues.

 
  Today, there have been 1 visitors (1 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free